Folën të gjithë për ndryshimin politik në Greqi. Vetëm politika shqiptare mbajti heshtje konsensuale

Të majtët radikalë fituan bindshëm në Greqi, duke dalë në fushatë me deklarata kundër masave shtrënguese të vëna nga Europa, duke iu kundërvënë presionit gjerman dhe çfarë është më e rëndësishme duke konkuruar në zgjedhje demokratike, me rezultat të pakontestuar, certifikuar brenda 48 orësh. Për rrjedhojë edhe nëse dikush këtë do ta quante trill të hidhur të demokracisë, do të duhet ta pranonte si legjitim. Është kjo arsyeja që drejtues të ndryshëm shtetesh, duke nisur që nga presidenti amerikan, ai rus, ai i Parlamentit Europian, Martin Schultz, kanë uruar kryeministrin e ri grek, Alexis Tsipras. Kryeministri britanik ka folur për përkeqësim të situatës në Europë, presidenti francez Holande uroi drejtuesin e ri grek. Nisur nga këto qëndrime të hapura nga përfaqesues të vendeve demokratike ose jo, shtrohet pyetja pse mungoi një reagim nga Shqipëria? Një vend që ka mbi 600 mijë njerëz të vetët-nëse i konsideron ende të tillë kuptohet-do të duhej të ishte ndër të parët që do të mbante një qëndrim. Syriza ka premtime edhe për emigrantët, ka folur për marrëdhënie me fqinjët, por sërish, nga Tirana zyrtare askush nuk përcolli ndonjë mesazh. Madje as në rrjetet sociale, aty ku ka kohë që bubrron politika e vërtetë. Pseja nuk do shumë mend të kuptohet, por një minimum takti dhe mirësjelljeje, është pjesë e kulturës europiane ku liderët po bëjnë të pamundurën të na integrojnë. Aq më tepër që Syriza ka ardhur me votë në pushtet dhe është shumë e sigurtë që do të ikë me votë. Jo si në Shqipëri ku në pushtet vihet me certifikata dhe dublime në lista zgjedhësish dhe iket me pazar.
skerdilajd zaimi
Comments
Po qan per Papandreun i
<p>Po qan per Papandreun i gjati! </p><p>Gjynof qe nuk ra icik shi kur qeverisi ai, se sipas ekonomise se Zalos do rritej ekonomia me 20%. </p>
Add new comment