Greqia në zgjedhje, Europa në pritje të rezultatit

Postuar në 25 Janar, 2015 02:09

Në Greqi, sot në mëngjes, janë hapur rreth 20 mijë qendra votimi për zgjedhjet legjislative në të cilat rezultati mund të jetë vendimtar për vijimësinë ekonomike e politike të të gjithë Bashkimit Europian. numri i personave që kanë të drejtë vote është rreth 10 milion.

Votimet mbyllen në orën 19:00 dhe sikurse është njoftuar nga ministria e Brendshme, pak më vonë do të publikohen edhe exit-poll-et e para. Projektimet e para do të jenë publike 2 orë pas mbylljes së votimeve. Referuar të dhënave të publikuara nga ministria e Brendshme greke, agjencia e lajmeve “ANSA” shkruan se  fasha e votuesve që mund të ketë më shumë ndikim në zgjedhjet e sotme është ajo e votuesve mbi 70 vjeçarë, që janë dyfish më shumë se votuesit e moshës 42-47 vjeç.

n.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.