Basha paralajmëron se protesta e nesërme është “hapja e një pranvere protestash të pandalshme” kundër qeverisë

Postuar në 25 Janar, 2015 07:24

Protesta e nesërme kundër çmimit të lartë të karburantit shënon edhe nisjen e një serie protestash anti-qeveritare në vend. Ky është paralajmërimi i Lulzim Bashës, kryetar i Partisë Demokratike. Basha zgjodhi të cilësojë protestën e nesërme si nisjen e “pranverës së protestave”.  

“Protesta e nesërme në orën 11.00 është vetëm hapja e një pranvere protestash të pandalshme, masive dhe popullore që s’kanë për ta lënë dyshen Rama-Meta të livadhisë sipas qejfit. Nuk do t’i lejojmë të sundojnë sipas trilleve, me bandat e tyre kriminale e me stoqet e një korrupsioni të frikshëm që është instaluar në çdo zyrë publike” tha Basha, ndërsa apeloi për t’iu bashkuar nismës, nesër në 11:00 për fikjen me 5 minuta të automjeteve.

n.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.