Ministri i Jashtëm Bushati i kërkon Nishanit largimin e ambasadorit Ceka, Presidenti e refuzon!

Lëvizjet në diplomaci kanë rikthyer sërish përplasjet mes Presidencës dhe ministrisë së Jashtme shqiptare. Përplasja më e fundit, sipas televizionit informativ“A1 Report” lidhet me ambasadorin në Itali, Neritan Ceka.
Ky televizion raporton se prej pak kohësh Ministria e Jashtme i ka kërkuar kreut të shtetit që të shkarkojë ambasadorin e Shqipërisë në Itali, por pavarësisht se kërkesa ka disa kohë që gjendet në zyrën e Presidentit Bujar Nishani, ky i fundit nuk ka pranuar atë. Argumentimi i dhënë nga kreu i shtetit është se më parë duhet t’i përfundojë mandati i plotë dhe më pas mund të bëhet zëvëndësimi i tij.
n.k
Add new comment