Arkiv-Lajme

Sot, 96 vjet nga vdekja e Ismail Qemalit, burri që i dha mëvetësinë Shqipërisë

Postuar në 24 Janar, 2015 01:09

Sot mbushen 96 vjet nga dita e vdekjes së Ismail Qemali, njeriu që më 1912 shpalli pavarësinë e Shqipërisë në qytetin e Vlorës. Ismail Qemali vdiq në Peruxhia, në 24 janar 1919, ku ndodhej i ftuar nga Qeveria Italiane për të arritur një bashkëpunim mbi të ardhmen e Shqipërisë. I shoqëruar nga tre djem të tij: Et’hemi, Qazimi dhe Qamili dhe nga përfaqësues të Ministrisë së Jashtme italiane, më 8 shkurt 1919, trupi i Ismail Qemalit u dërgua me tren në Brindizi nga ku, në bordin e torpedinieres “Alpino”, u shoqërua në Vlorë.

Plotësimi i KQZ-së, PS përzgjedh dy emra, LSI ende nuk e ka kandidaturën finale

Postuar në 24 Janar, 2015 00:50

Partia Socialiste ka përzgjedhur emrat e saj për plotësimin e vendeve vakante në KQZ kur duhen vetem 5 muaj nga dita kur do mbahen zgjedhjet lokale.  Në “Ora News”  thuhet se sipas burime të vetë medias, socialistët kanë vendosur të rikthejnë në trupën zgjedhore Denar Bibën, ish-nënkryetarin e KQZ-së, i cili do të mbajë të njëjtin pozicion. Emri i dytë i zgjedhur nga socialistët është një juriste me eksperiencë të gjatë, aktualisht Drejtoreshë e Kodifikimit në Ministrinë e Drejtësisë, Edlira Jorgaqi, por pritet ende zyrtarizimi i saj.

Zhvlerësimi i euros dhe forcimi i dollarit, si po ndikon në ekonominë shqiptare

Postuar në 24 Janar, 2015 00:28

Dollari amerikan po forcohet në tregun shqiptar, ndërsa euro nuk po bie si në eurozonë, dhe kjo tregon pafuqinë e monedhës vendase, lekut. Sipas një kronike të përgatitur nga Ilirian Agolli dhe të transmetuar nga “Zëri i Amerikës”, studiuesit e ekonomisë pohojnë se kërkesa për euro është në rritje, ndërsa remitancat po pakësohen, ndaj euro nuk po zhvlerësohet, por rënia e saj do të vijë shpejt. Sipas tyre, bizneset shqiptare duhet të shtojnë prodhimin, ndërsa autoritetet të lehtësojnë barrën fiskale.

Tre versione për refuzimin e Komitetit të Ekonomisë në OSBE. Një version edhe inati i ministrit me ambasadorin Spiro Koçi!

Postuar në 23 Janar, 2015 16:54

Para disa ditësh u bë i njohur lajmi se Shqipëria kishte refuzuar drejtimin e Komitetit për Çështjet Ekonomike, Sociale dhe Ambientale në OSBE. Në Komisionin Parlamentar me Jashtë u debatua madje për faktin se ministri i Jashtëm nuk është konsultuar për këtë gjë, duke humbur një mundësi për Shqipërinë. Ministria e Jashtme ka sqaruar përmes një deklarate se refuzimi për të drejtuar këtë komitet ka ardhur sepse Shqipëria ka kërkuar një nga dy komitetet e tjera, pra ose atë të sigurisë, pse atë për të drejtat e njeriut.

Etnonacionalizmi po gërryen shtetin në Kosovë. Halil Matoshi: “Ahmeti dhe Vladeta Kostiç, dy shembuj të antikosovarizmit”

Postuar në 23 Janar, 2015 16:15

Halil Matoshi shkruan sot në “Koha Ditore” për kërcënimin që i vjen Kosovës, si shtet dhe si asipratë për ndërtimin e një shoqërie demokratike, nga ata që ai i quan etnonacionalistë. Për të mbështetur tezën e tij, Matoshi referon dy shembuj që lë të nënkuptohet se janë identikë në qasjen e pasinqertë që kanë ndaj shtetit të Kosovës: kreun e komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti dhe kreun e komunës së Graçanicës, Vladeta Kostiç. Të dy i quan antikosovarë.

Kontributi i shqiptarëve për Thesarin e Shtetit, më i ulti në rajon

Postuar në 23 Janar, 2015 14:11

Të dhënat më të fundit të CIA-s amerikane për ekonomitë e vendeve të ndryshme të botës tregojnë se kontributi i shqiptarëve për Thesarin e Shtetit është më i ulti në rajon. Kështu, në Thesarin e Shtetit shqiptar futet 26% e vlerës së Prodhimit të Brendshëm Bruto që realizojnë shqiptarët gjatë një viti. Ndërsa në shtetet rreth nesh që synojnë si ne antarësimin në BE, ky kontribut është në këto nivele: Në Bosnjë, 40.8%; Në Serbi, 40%; në  Mal të Zi, 37%, në Maqedoni, 30.6%; dhe  në Kosovë 27%.

Romë, takimi i parë tripalësh Itali-Shqipëri-Serbi për nxitjen e projekteve rajonale dhe luftën kundër terrorizmit

Postuar në 23 Janar, 2015 13:14

Në Romë u zhvillua sot takimi i parë tripalësh mes Ministrave të Punëve të Jashtme të Italisë, Paolo Gentiloni, Shqipërisë, Ditmir Bushati dhe Serbisë, Ivica Dacic.

"Shansi gjerman”-ish-S. i Parë i Tiranës, Robert Koli, thotë se dikush në KQ kundërshtoi. “Por jo Foto Çami”. Dhjetori ’90: “Berisha njeriu i duhur për atë kohë”

Postuar në 23 Janar, 2015 12:56

Ish-zv.ministri i Financave dhe ish-sekretar i Parë i Komitetit të PPSH-së për Tiranën, Robert Koli, ka dhënë një intervistë për gazetën “Dita”, në të cilën ka folur edhe për “shansin gjerman”. Në kontekstin e vendimmarrjeve të asaj kohe, Koli ka dhënë vlerësimet e veta për protagonistë të ndryshimit, si Ramiz Alia, Sali Berisha apo edhe deri diku Xhelil Gjonin. Me interes është mendimi i Kolit për rolin e Sali Berishës në lëvizjen e dhjetorit, pasi sipas tij, Berisha ishte njeriu më i spikatur për të marrë përgjegjësinë që mori.

Pas Abdullahut, Elisabeta II më jetëgjata. 88-vjeçarja mbretëreshë e Anglisë po përgatitet të thyejë rekordin e qëndrimit në fron

Postuar në 23 Janar, 2015 12:40

Pas ndarjes nga jeta të mbretit saudit Abdullah, në moshën 90-vjeçare, 88-vjeçarja Elisabeta II është mbretëresha më jetëgjatë në botë. Është një nga tetë mbretërit tetëdhjetëvjeçarë mbi fron, përfshirë Mbretin e Tajlandës dhe Perandorin e Japonisë. Elisabeta është duke u përgatitur që në 2015 të thyejë një tjetër rekord. Në 9 shtatorin që do të vijë, ajo pritet të kapërcejë qëndrimin në fronin britanik, i cili në 63 vite e 216 ditë është mbajtur nga Mbretëresha Viktoria.

Ristani në “News24”: Ai që kërcënoi kryeministrin Rama u arrestua, kërcënuesi i kreut të opozitës u fut nën sqetullën e ministrit

Postuar në 23 Janar, 2015 11:17

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike i ftuar në studion e “News24”, në rubrikën “Opinion” me gazetarët Edvin Parruca dhe Ola Bruko ka akuzuar qeverinë për papërgjegjshmëri dhe ka ftuar qytetarët t'i bashkohen protestës së opozitës për çmimin e naftës, duke fikur makinat për 5 minuta ditën e hënë në orën 11:00. Duke folur edhe për probleme të tjera që kanë të bëjnë me sigurinë dhe rendin, Ristani akuzoi qeverinë dhe ministrin e brendshëm për dy standarde përballë krimit.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme