Plotësimi i KQZ-së, PS përzgjedh dy emra, LSI ende nuk e ka kandidaturën finale

Partia Socialiste ka përzgjedhur emrat e saj për plotësimin e vendeve vakante në KQZ kur duhen vetem 5 muaj nga dita kur do mbahen zgjedhjet lokale. Në “Ora News” thuhet se sipas burime të vetë medias, socialistët kanë vendosur të rikthejnë në trupën zgjedhore Denar Bibën, ish-nënkryetarin e KQZ-së, i cili do të mbajë të njëjtin pozicion. Emri i dytë i zgjedhur nga socialistët është një juriste me eksperiencë të gjatë, aktualisht Drejtoreshë e Kodifikimit në Ministrinë e Drejtësisë, Edlira Jorgaqi, por pritet ende zyrtarizimi i saj. Emri i tretë që duhet të plotësojë vakancat në KQZ do të vij nga radhët e LSI-së. mësohet se LSI po diskuton disa emra, por ende nuk e ka kandidaturën finale që do ti propozojë Kuvendit.
l.v
http://www.oranews.tv/vendi/plotesimi-i-kqz-ora-news-zbulon-emrat-qe-propozon-ps/
Add new comment