Ristani në “News24”: Ai që kërcënoi kryeministrin Rama u arrestua, kërcënuesi i kreut të opozitës u fut nën sqetullën e ministrit

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike i ftuar në studion e “News24”, në rubrikën “Opinion” me gazetarët Edvin Parruca dhe Ola Bruko ka akuzuar qeverinë për papërgjegjshmëri dhe ka ftuar qytetarët t'i bashkohen protestës së opozitës për çmimin e naftës, duke fikur makinat për 5 minuta ditën e hënë në orën 11:00. Duke folur edhe për probleme të tjera që kanë të bëjnë me sigurinë dhe rendin, Ristani akuzoi qeverinë dhe ministrin e brendshëm për dy standarde përballë krimit. Ai tha se personi që kërcënoi kryeministrin Rama u arrestua, ndërsa personi që kërcënoi kreun e opozitës u fsheh nën sqetullën e ministrit. Arben Ristani tha se policia ka në krye njerëz të inkriminuar dhe se ajo është kthyer në inspektorat ndërtimi apo energjie. Lidhur me pjesëmarrjen e opozitës në kryerjen e reformave, Ristani tha se mungesa e saj ka qenë e diktuar nga kushtet diskriminuese.
l.v
Add new comment