"Shansi gjerman”-ish-S. i Parë i Tiranës, Robert Koli, thotë se dikush në KQ kundërshtoi. “Por jo Foto Çami”. Dhjetori ’90: “Berisha njeriu i duhur për atë kohë”

Ish-zv.ministri i Financave dhe ish-sekretar i Parë i Komitetit të PPSH-së për Tiranën, Robert Koli, ka dhënë një intervistë për gazetën “Dita”, në të cilën ka folur edhe për “shansin gjerman”. Në kontekstin e vendimmarrjeve të asaj kohe, Koli ka dhënë vlerësimet e veta për protagonistë të ndryshimit, si Ramiz Alia, Sali Berisha apo edhe deri diku Xhelil Gjonin. Me interes është mendimi i Kolit për rolin e Sali Berishës në lëvizjen e dhjetorit, pasi sipas tij, Berisha ishte njeriu më i spikatur për të marrë përgjegjësinë që mori. “Berisha ishte produkt i asaj kohe dhe njeriu i duhur dhe më i cilësuari për atë lëvizje. Nuk ishte problemi se po bëjmë një demonstratë apo jo, të themi pesë fjalë atje dhe të mbajmë pesë fjalime. Por problemi është se çfarë do të sjellë kjo demonstratë, çfarë gjërash të tjera do të kemi në vazhdën e sa j. Kështu që për mua Doktor Berisha ishte një kompromis që u bë në atë kohë për të qenë ai pikërisht në krye të asaj partie”, shprehet Koli që hedh poshtë edhe idenë se ofertën gjermane të Shtrausit e kundërshtoi Foto Çami. “Foto Çami ishte dakord me dy duart. Ishte dikush tjetër në Komitetin Qendror që i pengonte këto punë. Emrin nuk mund ta them”, shprehet ai.
s.z
Comments
E çpluhurosen edhe nje tjeter
<p>E çpluhurosen edhe nje tjeter qe akoma ka frike nga PPSH aq shume sa nuk i thote dot emrin atij te KQ qe nuk donte te rregulloheshin punet me gjermanet. O Berto, po kane kaluar 30 vjet qe atehere or i uruar...</p>
Add new comment