Arkiv-Lajme

Terrorizmi: Arrestohet shqiptari në aeroportin e Katanias. Posedonte dokumente false dhe një USB ku fshihte foto me kallashnikov

Postuar në 22 Janar, 2015 04:51

“La Stampa” boton lajmin se një shqiptar 30-vjeçar është arrestuar nga policia e aeroportit të Katanias në Itali pasi i janë gjetur në përdorim dokumente false. Gjithashtu edhe një USB ku ishin të ruajtura disa foto të tij bashkë me një person tjetër teksa mbanin në duar një kallashnikov. Sipas këtij burimi mediatik, gjatë kontrollit të imët të policisë kufitare të aeroportit u janë gjetur gjithashtu edhe fotografi të tjera me dokumente të kombësive të ndryshme. 30-vjeçari shqiptar udhëtonte në drejtim të Londrës, biletë e blerë në internet.

Ministria e Jashtme: Refuzuam drejtimin e Komitetit të Ekonomisë pasi kërkuam atë të Sigurisë dhe të drejtave të njeriut në OSBE

Postuar në 22 Janar, 2015 04:22

“Balkanweb” bën me dije se përse Ministria e Punëve të Jashtme ka refuzuar kërkesën e OSBE-së, për të marrë drejtimin e një prej komiteteve më të rëndësishme të kësaj organizate. Burime nga Ministria e Jashtme janë shprehur se më datë 25 shtator, Këshilli i përhershëm i OSBE-së, i ka propozuar ambasadorit të Shqipërisë në OSBE, Spiro Koçi, që të marrë kryesimin e Komitetit për Çështjet Ekonomike, Sociale dhe Ambientale në OSBE, por ky propozim nuk është pranuar nga pala shqiptare.

Debati global për çmimin e naftës. Vendet e OPEK nuk tërhiqen nga vendimi për rritjen e prodhimit pavarësisht kostos së ulët.

Postuar në 22 Janar, 2015 04:17

Në Davos ku po mbahet forumi i përvitshëm ekonomik temë qëndrore e diskutimeve ishte rënia e ndjeshme e çmimit të naftës dhe vendimi i OPEK për të mbajtur në nivele të larta prodhimin e saj.

Kompani të mëdha energjetike paralajmëruan se mungesa e investimeve në vendburimet e naftës për shkak të çmimeve të ulëta mund të çojë në një rritje dramatike të çmimit në një të ardhme të afërt.

Konflikti i shtetit islam: Londra pret bisedimet e koalicionit

Postuar në 22 Janar, 2015 04:09

BBC ka raportuar se Ministrat e Jashtëm të 22 vendeve janë mbledhur në Londër për të diskutuar mbi mënyrat e duhura për të bashkërenduar përpjekjet e tyre për të luftuar grupin xhihadist të Shtetit Islamik (IS). IS kontrollon pjesën më të madhe të Sirisë dhe Irakut, dhe koalicionit të udhëhequr nga SHBA, i cili që prej muajit gusht është duke kryer sulme ajrore. Por, Sekretari i Jashtëm Britanik, Philip Hammond insistoi se është e nevojshme të bëhet shumë më tepër.

6 vjet nga themelimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës, FSK e gatshme të shndërrohet në Ushtri

Postuar në 22 Janar, 2015 03:39

“Gazeta Express” njofton se në gjashtë vjetorin e themelimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, krerët e kësaj force dhe ekspertët e sigurisë kanë vlerësuar se FSK-ja i ka plotësuar të gjitha objektivat e saj dhe është e gatshme të transformohet në Ushtri të Kosovës. Sipas të njëjtit burim, komandanti i FSK-së, gjeneral/lejtnant Kadri Kastrati, ka thënë për “Epokën e re” se kjo forcë është krenaria e Kosovës. “Jemi të gatshëm për detyra të reja. Jemi absolutisht të gatshëm, që sapo të bëhen ndryshimet, Qeveria dhe Kuvendi të na japin detyra të reja.

Jep dorëheqjen udhëheqësi i Pegida për foton e Hitlerit. Justifikohet Bachmann: “Ishte shaka”

Postuar në 22 Janar, 2015 03:20

“Ansa” raporton se një shaka me mustaqet dhe flokët e Hitlerit i ka kushtuar postin, lideri të Lëvizjes Anti-Islamike Gjermane të Pegida-s. 41-vjeçari Lutz Bachmann, i dënuar më parë për vjedhje, ka dhënë dorëheqjen nga funksionet e tij pas publikimit të një fotoje qesharake të tij, sikurse Adolf Hitleri, dhe pas raporteve se ai i ka ofenduar refugjatët, duke iu thënë se janë njerëz me gjykim të dobët dhe se janë kafshë. Bachmann ka thënë për agjencinë gjermane të lajmeve “Bild” se foto me mustaqet e Hitlerit ishte vetëm një “shaka”.

Ukrainë: bomba në tramvajin në Donetsk, 13 viktima dhe dhjetëra të plagosur

Postuar në 22 Janar, 2015 03:08

Agjencia e lajmeve italiane “Ansa” raporton sipas mediave ruse, se të paktën 13 persona kanë gjetur vdekjen dhe dhjetëra të tjerë kanë mbetur të plagosur pas një serie sulmesh me predha, të cilat kanë patur si qëllim, goditjen e ndalesës së tramvajit në qarkun Leninski në Donetsk, bastion i separatistëve pro-rusë.

Jahjaga takon Papa Françeskun, i kërkon njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Selia e Shenjtë

Postuar në 22 Janar, 2015 02:42

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga është pritur në Selinë e Shenjtë, në Vatikan, në një audiencë private nga Papa Françesku. Në një njoftim të presidencës kosovare, në një takim prej 40 minutash, ajo e njoftoi mikpritësin e saj për zhvillimet në Kosovë dhe shfaqi shpresën për njohje të pavarësisë së saj nga Vatikani, duke vlerësuar siç thuhet, rolin mbështetës të Selisë së shenjtë për Kosovën në periudhat e rënda të historisë së saj.

Autoriteti i Konkurrencës heton tregun e karburanteve. Dyshime për oligopol

Postuar në 22 Janar, 2015 00:11

Debati për tregun e karburanteve pritet të marrë të tjera përmasa gjatë ditëve në vijim. Në një kronikë të trasmentuar nga “Top Channel” thuhet se shumë shpejt Autoriteti i Konkurrencës mund të marrë vendimin përfundimtar për një hetim të nisur disa muaj më parë, saktësisht në maj të vitit të kaluar në tregun e karburanteve, pas dyshimeve për shkelje të konkurrencës.  Afati i hetimit të thelluar, sipas vendimit të institucionit të konkurrencës, ka qenë tre muaj dhe ka mbaruar tashmë prej kohësh.

Jemen/ Pas tre ditë dhune arrihet marrëveshje me rebelët huthi të cilët morën nën kontroll kompleksin presidencial

Postuar në 22 Janar, 2015 00:01

Presidenti i Jemenit Abd Rabbuh Mansour Hadi thotë se ka arritur marrëveshje me rebelët huthi, të cilët morën nën kontroll kompleksin presidencial dhe kanë sulmuar rezidencën e presidentit në kryeqytetin e vendit, Sana, duke bërë të pavlefshëm armëpushimin e arritur të hënën. “Zëri i Amerikës” bën të ditur se në këmbim të marrëveshjes, rebelët ranë dakord të tërhiqen nga pozicionet që morën nën kontroll, si dhe të lirojnë një zyrtar të lartë, që e morën peng të shtunën.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme