Terrorizmi: Arrestohet shqiptari në aeroportin e Katanias. Posedonte dokumente false dhe një USB ku fshihte foto me kallashnikov

Postuar në 22 Janar, 2015 04:51

“La Stampa” boton lajmin se një shqiptar 30-vjeçar është arrestuar nga policia e aeroportit të Katanias në Itali pasi i janë gjetur në përdorim dokumente false. Gjithashtu edhe një USB ku ishin të ruajtura disa foto të tij bashkë me një person tjetër teksa mbanin në duar një kallashnikov. Sipas këtij burimi mediatik, gjatë kontrollit të imët të policisë kufitare të aeroportit u janë gjetur gjithashtu edhe fotografi të tjera me dokumente të kombësive të ndryshme. 30-vjeçari shqiptar udhëtonte në drejtim të Londrës, biletë e blerë në internet. Për të fshehur gjurmët, ishte paraqitur së pari para kontrollit, për të marrë një biletë udhëtimi për në Bukuresht, me dokumentin e tij origjinal. Pasi ka kaluar kontrollet, shqiptari para se të shkonte në portën e nisjes të udhëtimit drejt Rumanisë, ka marrë drejtimin në portën e nisjes për Londër. Kjo pasi ai rezultonte të kishte një tjetër fletëhyrje printuar online në internet, një biletë për në kryeqytetin britanik me dokumente false. Nga kontrollet është vënë re se ai ishte denoncuar më 13 janar nga aeroporti i Malpensas në Milano, pasi edhe në këtë rast i ishin gjetur dokumente të falsifikuara, me të cilin ai donte të hipte në avion për të shkuar në Londër. Ndërkaq, në takimin e Ministrave të Jashtëm në Londër, ai italian Gentiloni ka shprehur rrezikshmërinë e lartë përmes infiltrimit nga emigracioni.

 

l.v

 

http://www.lastampa.it/2015/01/22/italia/cronache/terrorismo-albanese-arrestato-allaeroporto-di-catania-cT9nhMr0MS9H9fiapTNx9K/pagina.html

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.