Arkiv-Lajme
Shënim: Ndoshta ka ardhur koha që për “Ndryshimet Reale” të zhvillohet debat i drejtpërdrejtë
Kryeministri i këtij vendi postoi sot në profilin e tij në “Facebook” një video që e titullon: “QSUT” Clip 1” – Ndryshime Reale”. Jepen pamje nga Qendra Spitalore Universitare e Tiranës, përmes së cilës propagandohet "Ndryshimi Real". Nuk mungojnë zërat që e shohin këtë si reagim të kryeministrit ndaj komeneteve që u bënë pasi ai operoi nënën e vet në një spital privat. Ndaj video duket sikur përcjell mesazhin: Mos u merrni se çfarë bëj unë, por shikoni kushtet e reja që ju kemi krijuar të gjithë qytetarëve. Kjo është disi politike si vërejtje.
Kriza/Parashikime për rënie deri në masën 50% në bursë. "NewsMax" shkruan se “edhe Warren Buffet po përgatitet për këtë gjë”
Ekspertë të ndryshëm amerikanë paralajmërojnë se bursa pritet të pësojë goditje të tjera që mund të sjellin zhvlerësim në tregun e aksioneve deri në masën 50%. “Jemi brenda një fluske gjigande asetesh financiare që mund të shpërthejë nga dita në ditë”, citon “NewsMax” Marc Faber, investior dhe drejtues i një think tanku që trajton probleme të financës. Madje sipas medias në fjalë, pëshpëritet se edhe miliarderi Warren Buffet po përgatitet për goditjen e pritshme në tregje.
KQZ pa tre anëtarë, Partia Socialiste “përflet” emrat e Bibës dhe Gjonçajt, LSI tregohet e rezervuar
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të cilit i mungojnë tre anëtarë, pritet të plotësohet së shpejti. Sipas propozimeve që duhet të bëjnë partitë, i bie që të propozohen dy nga PS-ja dhe një nga LSI. Gazeta Shqip njofton se brenda mazhorancës kanë dalë dhe emrat e parë që përfliten se mund të kandidohen, kun ë fakt LSI tregohet e rezervuar. Por zëra brenda Partisë Socialiste flasin për emra konkretë.
Ngujohen në galeri minatorët e Trepçës, kërkojnë sqarime për fatin e kompanisë pas vendimit të Kuvendit të Kosovës
Pas ligjit të miratuar mbrëmë në Kuvendin e Kosovës, turni i mëngjesit të minatorëve të Trepçës është ngujuar në nivelin 10 të minierës duke kërkuar nga drejtuesit e kompanisë sqarime mbi fatin e mëtejshëm të minierës dhe të tyre. Drejtori i “Trepçës” Ahmet Tmava, njofton Express, doli nga biseda me minatorët, dhe konfirmoi se punëtorët që ndodhen 650 metra nën tokë aktualisht nuk janë duke punuar.
Banka Botërore jep mbështetje të hapur për operacionet në sektorin energjetik
Operacionet e qeverisë shqiptare në sëktorin energjetik kanë marrë mbështetje të hapur politike nga Banka Botërore. “Ne mbështesim të gjitha përpjekjet e qeverisë për të luftuar korrupsionin në energjitikë. Qeveria duhet të sigurojë një sistem që të funksionojë ashtu siç duhet, i unifikuar, dhe standartizimi i tij luan rol, për të mbështetur këto përpjekje”, tha Drejtoresha e Bankës për Ballkanin Perëndimor, Elen Goldstein gjatë prezantimit të “Raportit të rregullt ekonomik për Europën Juglindore”.
Kryeministri u shkruan letër pensionistëve: “Nxisni të afërmit tuaj që të paguajnë sigurimet shoqërore”
Kryeministri i vendit i ka adresuar një letër pensionistëve shqiptarë përmes të cilëve u ka kërkuar bashkëpunim dhe ndihmë për luftën kundër informalitetit. “...Ju kërkoj sot ndihmë, me përulësi dhe mirënjohje, që të nxisni fëmijët, nipat, mbesat apo të afërmit tuaj, që të mos shohin vetëm sot për sot duke punuar në të zezë, por të paguajnë sigurimet shoqërore...Le të bashkëpunojmë fort ne që duam shtetin modern që i shërben mirëqenies së shqiptarëve dhe Ju, me ndershmëri dhe punë, keni mësuar rrugën e drejtë të të jetuarit me dinjitet”, shkruan kreu i qeverisë.
s.z
Dekorimi i Vito Kapos? Kodheli thotë se çështja është shumë e thjeshtë: “Lista e veteranëve të kategorisë ‘A’ u konvertua në medalje”
Mininistrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli ka sqaruar dje në emisionin “5 pyetje nga Babaramo” se përse është dekoruar Vito Kapo. Nëse pranojmë atë që thotë ministrja, duket se për dekoratat është vepruar me sy mbyllur: “Me vendimin e Këshillit të Ministrave, u sanksionua që të dekoroheshin të gjithë veteranët e kategorisë ‘A’. U mor lista nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore dhe aty janë veteranët e kategorisë ‘A’ që kanë pension të posaçëm. Kjo listë u konvertua në medalje.
Zbulohen pesë skelete në Amfipolis, Selanik. Dy prej të varrosurve mund të jenë gjeneralë të Aleksandrit të Madh
Ministri grek i Kulturës njoftoi se shkencëtarët kanë zbuluar se në varrin monument në Amfipolis pranë Selanikut, prehen 5 persona. Nga përfundimi i ekspertizës makroskopike të eshtrave të gjetura, rezultoi se numri minimal i personave që u identifikuan nga mbeturinat skeletore, u korrespondon pesë personave, katër prej të cilëve janë varrosur dhe një tjetër është djegur. Të vdekurit e varrosur janë një grua, dy burra të moshës së mesme dhe një foshnje e porsalindur.
Përgjimi, veprimtari që nuk njeh tranzicion në Shqipëri. Nga 1 prilli 2013-31 mars 2014, u përgjuan 5 788 persona vetëm përmes “Vodafone”
5 788 persona janë përgjuar vetëm përmes komunikimeve telefonike që sigurohen nga operatori “Vodafone” për periudhë 1 prill 2013-31 mars 2014. Kjo është bërë e ditur sot në një seancë dëgjimore nga komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Sipas raportimeve të “Ora-News” këto të dhëna janë vënë në dispozicion nga vetë operatori “Vodafone”, pasi institucione si Prokuroria e Përgjithshme, Shërbimi Informativ Kombëtar dhe Policia e Shtetit, refuzojnë meqenëse e konsiderojnë këtë sekret shtetëror.
Solidariteti që po shikohet si hipokrizi. Chomsky: “Është terrorizmi i tyre kundrejt terrorizmit tonë"
Noam Chomsky ka publikuar sot një opinion mbi reagimin me dy standarde që Perëndimi aplikoi edhe në rastin e sulmeve të fundit në Paris. Duke i cilësuar qysh në fillim si sulme të egra terroriste, Chomsky shtyhet më tej në kohë, duke renditur disa raste, me të njëjtat pasoja në viktima njerëzore, por që nuk kanë marrë këtë solidarizim nga shoqeritë perëndimore; as janë denoncuar si momente që bien ndesh me ato vlera që trumbetohen se sot janë vënë në rrezik. Një rast është sulmi mbi radio televizionin serb më 1999 ku mbetën të vdekur 16 gazetarë.