Arkiv-Lajme
Zgjedhjet në Graçanicë i fiton pa balotazh kandidati i Listës Serbe
Vladeta Kostiç i Listës Serbe është zgjedhur kryetari i ri i Komunës së Graçanicës në Kosovë. Gazeta “Express” raporton se në zgjedhjet e mbajtura ditën e sotme, Kostiç ka arritur të fitojë pa balotazh duke marrë në total 65 % të votave të banorëve të Graçanicës, duke lënë pas kandidatin tjetër Nenad Rashiç me rreth 32 % të votave.
Dragisha Miriç nga ‘Nova Partija Kosova’, ka fituar rreth 2 % të votave, ndërsa kandidati i vetëm shqiptar në këto zgjedhje, Shaip Berisha, nga LDK ka marrë 1.70 %.
"Turmë oqeanike” njerëzish në meshën e Papa Françeskut në Manila. Vlerësohet se kanë qenë 7 milionë të pranishëm
“Pjesëmarrja më e madhe në historinë e Papatit”- kështu e ka cilësuar at. Federico Lombardi, pjesëmarrjen e njerëzve në Manila të Filipineve, me rastin e vizitës së Papa Françeskut. Papa ka zhvilluar aty një meshë dhe sipas vlerësimeve të autoriteteve filipineze flitet lër rreth 7 milionë njerëz. Një turmë oqeanike, e ka cilësuar ANSA. Duket se suksesi i Bergolios është i pandalshëm, sa kohë që para disa kohësh ai u prit mirë edhe në një vend me shumicë absolute myslimane si Turqia.
Elbasan, Këshilli i Qarkut i jep Myftinisë titullin “Nderi i Qarkut”
Këshilli i Qarkut të Elbasanit ka vlerësuar me titullin “Nderi i Qarkut Elbasan” Myftininë e Elbasanit. “Propozimi i Kryetarit të Këshillit të Qarkut z. Eugen Isaj, në mbledhjen e zhvilluar më 14.01.2015, për dhënien e titullit “Nderi i Qarkut Elbasan”, Myftinisë, me motivacionin “Për aktivitetin social dhe human, për kontributin e madh dhënë në ndihmë të komunitetit, në të gjithë qarkun e Elbasanit”, është miratuar unanimisht nga këshilltarët e pranishëm”, thuhet në njoftimin që publikon Komuniteti Mysliman i Shqipërisë.
Frika nga sulmet e ngjashme me atë të Parisit rikthen pas dekadash ushtarët në rrugët e Brukselit
Pas dekadash, trupat e ushtrisë së Belgjikës i janë rikthyer patrullimit nëpër rrugë, në një përpjekje për të forcuar sigurinë rreth qendrave të rëndësishme që mund të jenë objektiva të terroristëve. Duke cituar ministrin belg të Mbrojtjes, “VOA” raporton se 150 ushtarë janë dislokuar sot dhe se numri i tyre pritet të rritet në rreth 300.
“Boko Haram” rrëmben 80 persona në Kamerun. “Ansa” raporton se 50 prej tyre janë fëmijë nga 10-15 vjeç
Rreth 80 persona, mes të cilëve 50 fëmijë mes 10 deri në 15 vjeç janë marrë peng në Kamerun, pas një sulmi në fshatin Mabass. Agjencia e Lajmeve Ansa shkruan se ka dyshime se ngjarja është vepër e Boko Haram-it. Sipas një zëdhënësi të qeverisë së Kamerunit, gjatë sulmit 3 persona kanë mbetur të vrarë.
Thaçi u kërkon familjeve rome në Mal të Zi që të kthehen në Kosovë
Numri 2 i qeverisë së Kosovës dhe numri 1 i diplomacisë së saj, Hashim Thaçi u kërkon familjeve rome të shpërngulura në Mal të Zi që prej periudhës së luftës, që të rikthehet. Përmes një publikimi në rrjetin social “Facebook”, Thaçi bën të ditur se u ka bërë thirrje këtyre familjeve që të kthehen në vendin e tyre pasi Kosova ka ndërtuar “një shtet ku çdo qytetar i saj mund të ndihet krenar me identitetin e vetë dhe të sigurt për të ndërtuar jetë të lumtur”.
Kthimi Trepçes në pronësi të qeverisë, ambasadorja Jacobson e quan realizimin e vendimit të qeverisë të vështirë
Serbia ka rimarrë së fundmi zakonin e vjetër “të ngritjes së zërit” kundrejt Kosovës. Dhe si shkak ka shërbyer vendimi i qeverisë së Kosovës për të kthyer kompleksin e Trepçës në pronë të saj. Disa ministra serbë kanë mbërritur në Kosovë për të thënë se Trepça është pronë serbe, duke vënë në pikëpyetje dialogun e nisur. Për këtë çështje është shprehur edhe ambasadorja amerikane në Prishtinë, Tracy Ann Jacobson, e cila e ka quajtur procesin të vështirë, por jo të pamundur.
Pallatet e Tiranës në “sitë”, nis verifikimi i kushteve të sigurisë
Instituti i Ndërtimit do të kalojë në sitë të gjitha ndërtimet në kryeqytet për të kuptuar se sa të rrezikuar janë apo jo, përballë lëkundjeve sizmike, siç janë tërmetet, por edhe për të verifikuar kriteret e sigurisë në të cilat janë ndërtuar.
“Ora News” raporton se grupi i verifikimit ka nisur inspektimin fillimisht në lagjen “Don Bosko”, për të kaluar më pas në gjithë pallatet e ndërtuara, jo vetëm për të testuar kushtet e qëndrueshmërisë, por edhe për të nisur një proces legalizimi i mbetur pezull tashmë prej kohësh.
Ministria e Mbrojtjes së Lituanisë u shpërndan qytetarëve manualin me titull “Si të sillemi në situatë lufte”. Ministri: “Këshillat, më urgjente se kurrë”
Ministria e Mbrojtjes së Lituanisë ka publikuar një manual në të cilin qytetarëve u jepen këshilla se si duhet të reagojnë në rast lufte. Ky veprim vlerësohet se reflekton nervozizmin që ekziston pas ndërhyrjes së Rusisë në Ukrainë dhe pas shtimit të rasteve të dhunimit të hapësirës ajrore në rajonin e Balltikut.
“Neologjizmat” e politikës...Nga “bllokqenët” te “lëngu i fasuleve”
Më e fundit ishte dje: “Partia Siçiliste” quhet. Është fjala për përkufizimet që ish-presidenti i vendit dhe ish-kryeministër, Sali Berisha, i bën opozitës së majtë. Në 24 vjet karrierë dhe përballje politike, mund të konsiderohet padyshim si krijuesi i pakonkurueshëm i neologjizmave stigmatizuese ndaj kundërshtarit, që ngjajnë si epitoma në imazhin publik të PS-së.