Pallatet e Tiranës në “sitë”, nis verifikimi i kushteve të sigurisë

Instituti i Ndërtimit do të kalojë në sitë të gjitha ndërtimet në kryeqytet për të kuptuar se sa të rrezikuar janë apo jo, përballë lëkundjeve sizmike, siç janë tërmetet, por edhe për të verifikuar kriteret e sigurisë në të cilat janë ndërtuar.
“Ora News” raporton se grupi i verifikimit ka nisur inspektimin fillimisht në lagjen “Don Bosko”, për të kaluar më pas në gjithë pallatet e ndërtuara, jo vetëm për të testuar kushtet e qëndrueshmërisë, por edhe për të nisur një proces legalizimi i mbetur pezull tashmë prej kohësh.
http://www.oranews.tv/vendi/siguria-e-pallateve-instituti-i-ndertimit-nis-verifikimin-e-ndertimeve/
n.k
Add new comment