Frika nga sulmet e ngjashme me atë të Parisit rikthen pas dekadash ushtarët në rrugët e Brukselit

Pas dekadash, trupat e ushtrisë së Belgjikës i janë rikthyer patrullimit nëpër rrugë, në një përpjekje për të forcuar sigurinë rreth qendrave të rëndësishme që mund të jenë objektiva të terroristëve. Duke cituar ministrin belg të Mbrojtjes, “VOA” raporton se 150 ushtarë janë dislokuar sot dhe se numri i tyre pritet të rritet në rreth 300.
Rritja e masave të sigurisë në Bruksel dhe Antverp pason operacionet policore të së enjtes në të cilat u vranë dy të dyshuar për planifikimin e sulmeve të menjëhershme terroriste që sipas zyrtarëve belgë kishin si objektiv policinë. Parandalimi i komplotit terrorist ka rritur frikën në Evropë se xhihadistët janë duke u përgatitur për kryerjen e më shumë sulmeve si ai i Parisit.
http://www.zeriamerikes.com/content/article/2603378.html
n.k
Add new comment