Arkiv-Lajme
Europa planifikon të survejojë Internetin për të parandaluar terrorizmin; Washington Post thotë se "kjo është edhe e rrezikshme, edhe e pafrutshme"
Dymbëdhjetë ministra të brendshëm të BE-së, përfshirë ata të Gjermanisë, Italisë, Francës, Britanisë së Madhe, u mblodhën në Paris në fillim të kësaj jave, dhe bënë me dije se do të kërkonin të survejonin e censuronin komunikimin në Internet në mënyrë që të parandalonin sulme terroriste. Ata i kanë bërë apel ISP-ve (Internet Services Providers) që të identifikojnë e të filtrojnë mesazhe online që nxisin urrejtje apo planifikojnë akte terroriste.
Genci Xhixha dyshohet të jetë koka e narkotrafikut të kokainës. Miku i Ermal Hoxhës jeton prej vitesh në Kubë
39-vjeçari nga Tirana Genci Xhixha, i cili jeton prej vitesh në Kubë dyshohet se është koka e bandës së narkotrafikut që u godit pas zbulimit të laboratorit të drogës në periferi të Elbasanit. Ai mësohet se është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga policia shqiptare, pas hetimeve dhe përgjimeve disamujore
Debati për fjalën e lirë, VOA: Nuk është shuar shpresa se besimi dhe liria e shprehjes nuk përjashtojnë njëra-tjetrën
Në një shënim të “Zërit të Amerikës” thuhet se vrasja nga terroristët e gazetarëve që vizatonin karikatura të Profetit Muhamet ka ndezur një debat për fjalën e lirë dhe për fyerjen ndaj gjithçkaje që feja e shikon si të shenjtë. Debati ka nxjerrë në pah qëndrimet e ndryshme që ekzistojnë në vendet perëndimore dhe ato myslimane. Është një psalm që dëgjohet shpesh në funeralet hebraike. Kësaj radhe ai këndohet në kujtim të viktimave të sulmeve në Paris. Sipas VOA ambasadori francez Gerard Araud thotë se nuk është rastësi që në shënjestër të sulmeve ishin si gazetarë ashtu edhe hebrenj.
Deloitte: Printi është gjallë dhe mirë – të paktën për librat
/sites/default/files/imceuploads/respublica.png
Pas Nishanit edhe komuna e Shëngjinit dekoron eurodeputeten Doris Pack: Shqipëria në BE me mbështetjen e Gjermanisë dhe kancelares Merkel
Pas vlerësimit që mori nga Presidenti i Republikës, eurodeputetja Doris Pack u dekorua edhe nga komuna e Shëngjinit për kontributin qe ka dhene ne proceset integruese te Shqiperise. Sipas saj, Shqiperia me gjithë problemet që ka do t’ia dalë të anëtarësohet në Bashkimin Europian, falë edhe mbështetjes së Gjermanisë dhe kancelares Merkel.
Vizita e Thaçit në Podgoricë përballet me gjuhën e urrejtjes dhe thirrjet: “Vrite, vrite shqiptarin”, “Kosova është zemra e Serbisë”
Gazeta “Express” raporton se edhe pse nuk kishte incidente të mëdha, me një gjuhë urrejtje është mbyllur protesta në Mal të Zi, e organizuar për shkak të ardhjes së ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Hashim Thaçi. Zëvendëskryeministri i Kosovës, Thaçi, në kuadër të një vizite njëditore në Podgoricë, është takuar me ministrin e Jashtëm dhe Integrimeve Evropiane të Malit të Zi, Igor Lukshiq. Gjithashtu ai takoi edhe kryeministrin malazez, Milo Gjukanoviq, presidentin Filip Vujanoviq si dhe me kryetarin e parlamentit, Ranko Krivokapiq.
Christine Lagarde e FMN-së: Pas zgjedhjeve bisedime të reja me Greqinë me qëllim që t'i ndihmojmë ekonominë
Fondi Monetar Ndërkombëtar kërkon që Greqia të vazhdojë me reformat. “Presim të gjithë zgjedhjet e 25 janarit dhe sapo ato të mbarojnë dhe të vendoset stabiliteti, me cilëndo qeveri që do të krijohet, do të vazhdojmë bisedimet që kishim me autoritetet greke”, deklaroi drejtoresha e përgjithshme e FMN-së, Christine Lagarde, në përgjigje të një pyetjeje për Greqinë, gjatë një ligjërate në Uashington. “Gjithçka që bëjmë e bëjmë me qëllimin që të ndihmojmë ekonominë greke të zhvillohet në një mënyrë sa më të qëndrueshme”, theksoi Lagarde.
Administrata doganore do të hetohet për fshehje pasurie dhe konflikt interesi. Nënshkruhet marrëveshja mes Spiropalit dhe Ganajt
E gjithë administrata doganore do të hetohet për fshehje pasurie dhe konflikt interesi duke nisur që nga viti 2003. Ndërsa doganat angazhohen të bashkëpunojnë me Inspektoratin e Lartë të Deklarimit të Pasurisë dhe Kontrollit të Interesave. Drejtore e Përgjithshme e Doganave, Elisa Spiropali dhe Drejtori i Përgjithshëm i ILDKPKI, Shkëlqim Ganaj, nënshkruan të premten në Tiranë marrëveshjen e bashkëpunimit për komunikimin dhe shkëmbimin e të dhënave.
Alarm nga terrorizmi, operacione policore dhe arrestime në Berlin e Paris
Policia e vendeve europiane është vënë në lëvizje prej alarmeve që vijnë nga terroristët e Shtetit Islamik. Operacione antiterror janë zhvilluar në disa qytete të rëndësishme. Dy të dyshuar si ekstremistë islamikë u arrestuan në Berlin. Të arrestuarit janë pjesë e një celule xhihadiste, të përbërë nga turq dhe rusë nga Çeçenia e Dagestani. Në operacion u angazhuan 200 policë. Dhjetëra të arrestuar në mëngjes edhe në Paris. Gjatë operacionit antiterrorizëm u evakuua një stacion metroje në lindje të Parisit, pasi u gjetën dy kuti të dyshimta.
Ndahet papritur nga jeta Betim Muço; Do të varroset, sipas dëshirës së tij, në SHBA
Dje në mëngjes është ndarë nga jeta në moshën 68 vjeçare Betim Muço, poet, tregimtar, përkthyes (kanë tërhequr vëmendjen përkthimet e James Joyce-it e të Nabokovit) dhe autor tekstesh të këngëve të shumta. Vdekja ka qenë e papritur. Kish ca kohë që ndjente shqetësime në zemër, por ai vetë dhe të afërmit i kishin injoruar me idenë se nuk bëhej fjalë për ndonjë gjë kushedi se çfarë.