Christine Lagarde e FMN-së: Pas zgjedhjeve bisedime të reja me Greqinë me qëllim që t'i ndihmojmë ekonominë

Fondi Monetar Ndërkombëtar kërkon që Greqia të vazhdojë me reformat. “Presim të gjithë zgjedhjet e 25 janarit dhe sapo ato të mbarojnë dhe të vendoset stabiliteti, me cilëndo qeveri që do të krijohet, do të vazhdojmë bisedimet që kishim me autoritetet greke”, deklaroi drejtoresha e përgjithshme e FMN-së, Christine Lagarde, në përgjigje të një pyetjeje për Greqinë, gjatë një ligjërate në Uashington. “Gjithçka që bëjmë e bëjmë me qëllimin që të ndihmojmë ekonominë greke të zhvillohet në një mënyrë sa më të qëndrueshme”, theksoi Lagarde. “Greqisë, ashtu si edhe vendeve të tjera, i nevojiten reforma strukturore me qëllim që të krijojnë kushte për një mjedis të përshtatshëm për investime”, shtoi ajo.
l.v
Add new comment