Ndahet papritur nga jeta Betim Muço; Do të varroset, sipas dëshirës së tij, në SHBA

Postuar në 16 Janar, 2015 04:26

Dje në mëngjes është ndarë nga jeta në moshën 68 vjeçare Betim Muço, poet, tregimtar, përkthyes (kanë tërhequr vëmendjen përkthimet e James Joyce-it e të Nabokovit) dhe autor tekstesh të këngëve të shumta. Vdekja ka qenë e papritur. Kish ca kohë që ndjente shqetësime në zemër, por ai vetë dhe të afërmit i kishin injoruar me idenë se nuk bëhej fjalë për ndonjë gjë kushedi se çfarë. Mirëpo dje në mëngjes, teksa kanë dashur ta zgjojnë nga gjumi, familjarët e tij e kanë gjetur pa jetë në shtëpinë e tij në Maryland, SHBA, ku jetonte prej më shumë se dhjetë vitesh, tok me të shoqen Martën, eksperten e Bankës Botërore që pa dëshirën e saj u bë lajm për ca kohë këtyre anëve (dikush e kish menduar si kandidate për postin e guvernatorit të Bankës së Shqipërisë), dhe me fëmijët, një djalë e dy vajza. Dhe vetë Betimi ka punuar në Amerikë si sizmolog (ai ishte doktor profesor në Sizmologji) deri para pak muajsh, kur doli në pension.

Ai ishte një ndjekës i vëmendshëm i zhvillimeve në Shqipëri. Vinte herë pas here në Tiranë për të kaluar kohë mes miqve, por mbi të gjitha për të publikuar ndonjë libër të vetin (ja një poezi që ia ka kushtuar Tiranës, në vitin 199: E dua këtë qytet/Ku jam lindur e rritur/Dhe me ujrat e Lanës si fëmijë/Jam stërpikur/Ku kam ardhur e ikur/Ardhur e ikur.../Ja njoh erën e luleve/Dhe erën e plehrave/Dhe kthjelltësinë e qiejve./Qyteti ku mitet/Lindin e vdesin në shesh/Që gdhihet musliman/E ngryset i krishterë/Pervers e i ndershëm/I frikur e rebel./Ku lajmet e botës merren vesh më shpejt/Se kobi i shtëpisë tënde/Që në kafene të vjen./E dua, s'e dua/E bëj dhe e shbëj/E shaj, e pështyj/Në pasion bisedash/Në terr të padritës/A në gërvimat e çezmave/Mes llucrash e këllirash/Dhe buburrecat njerëz./Më merr malli për të/Dhe në mes të Nju Jorkut/Një mall i çuditshëm/Përmbi rrokaqiellat./Me ç'mallkim dashurie/Qënkam lidhur kaq fort/Që rrekem t'i iki/E s'ikërkam dot.)

Pavarësisht kësaj, burime që janë të afërt me familjarët e tij thonë se ka qenë dëshirë e tij që, kur t’i vinte hera e vdekjes, të varrosej në SHBA.

Re.Pu.

Comments

Submitted by Vendlindja, jet... (not verified) on

Betim Muço, ne te vertete si kushdo tjeter, duhet kujtuar per jeten e punet qe kreu

dhe, ndonse nxitoi te ikte, qetesisht rezulton si jo shumekush i realizuar.

U arsimua dhe mbeti mirekuptues me profesionin permes te cilit njohu dhe perballoi jeten

duke u shfaqur jo me pak i vecante e dinjitoz ne passion-Field-in e tij, letersine e shkruar dhe ate te perkthyer.

Perballoi nje jete te veten, te cilin nuk e zbukuroi e as e shmangu kurre, perkundrazi.

Çdo dite le gjurme ne jeten e Njeriut, por mergimi kerkon energji te pakrahasueshme. Per ta pranuar dhe,

me tej, per ta jetuar sic e perjeton, jo thjesht sic predikohet!

Nje krijues i sinqerte, qe ia dinte bukurine e fisnikerine Punes ne Heshtje, por edhe nje mik e dashamires i vleres

kudo e verente ate. Nuk pretendoi rregullimin e kesaj dynjaje, por me te ligen dhe manipulimin e jeteve nuk u bashkua.

Ishte i vertete, real, realist, fisnik, dhuroi miresi...

Domethene Eshte.

Eshte ne Familjen e tij, ne punet qe mori persiper, me librat qe shkroi e perktheu, eshte ne Atdheun e tij,

ne gjuhen shqipe. Normalisht do te prehet diku afer familjes e femijeve te tij.

Faruk Myrtaj

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Faruk, e nenshkruaj pa rezerva ate qe ke shkruar per Betimin. Je i sakte dhe objektiv. Veçoj:

Nuk pretendoi rregullimin e kesaj dynjaje, por me te ligen dhe manipulimin e jeteve nuk u bashkua.

Ishte i vertete, real, realist, fisnik, dhuroi miresi...

Une do te kisha harxhuar mijera fjale dhe ndofta nuk do ta kisha nxjerre dot kete thelb te Betimit.I qofte dheu i lehte.

Submitted by alfred (not verified) on

Ishte një poet i veçantë.autentik.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.