Debati për fjalën e lirë, VOA: Nuk është shuar shpresa se besimi dhe liria e shprehjes nuk përjashtojnë njëra-tjetrën

Në një shënim të “Zërit të Amerikës” thuhet se vrasja nga terroristët e gazetarëve që vizatonin karikatura të Profetit Muhamet ka ndezur një debat për fjalën e lirë dhe për fyerjen ndaj gjithçkaje që feja e shikon si të shenjtë. Debati ka nxjerrë në pah qëndrimet e ndryshme që ekzistojnë në vendet perëndimore dhe ato myslimane. Është një psalm që dëgjohet shpesh në funeralet hebraike. Kësaj radhe ai këndohet në kujtim të viktimave të sulmeve në Paris. Sipas VOA ambasadori francez Gerard Araud thotë se nuk është rastësi që në shënjestër të sulmeve ishin si gazetarë ashtu edhe hebrenj. Sulmet terroriste kanë bërë që hebrenjtë në SHBA të shqetësohen seriozisht në lidhje me anti-semitizmin në Evropë, duke nxjerrë në pah njëkohësisht mënyrën e ndryshme me të cilën Amerika e mendon fjalën e lirë. David Friedman i Lidhjes Kundër Shpifjes, bashkëpunon me agjencitë ligjzbatuese amerikane për çështjen e anti-semitizmit. Por ai nuk do të dëshironte një ligj kundër anti-semitizmit, si ai i Francës. Zëri i Amerikës” thotë se ndërkohë që përkujtohen viktimat e urrejtjes, dhe kërcënimi ndihet edhe në SHBA, në të dyja anët e Atlantikut nuk është shuar shpresa se besimi dhe liria e shprehjes nuk përjashtojnë njëra-tjetrën.
l.v
http://www.zeriamerikes.com/content/shba-fjala-lire-feja/2601375.html
Add new comment