Europa planifikon të survejojë Internetin për të parandaluar terrorizmin; Washington Post thotë se "kjo është edhe e rrezikshme, edhe e pafrutshme"

Dymbëdhjetë ministra të brendshëm të BE-së, përfshirë ata të Gjermanisë, Italisë, Francës, Britanisë së Madhe, u mblodhën në Paris në fillim të kësaj jave, dhe bënë me dije se do të kërkonin të survejonin e censuronin komunikimin në Internet në mënyrë që të parandalonin sulme terroriste. Ata i kanë bërë apel ISP-ve (Internet Services Providers) që të identifikojnë e të filtrojnë mesazhe online që nxisin urrejtje apo planifikojnë akte terroriste. Madje, britaniku David Cameron sugjeroi që të ndaloheshin ato shërbime të Internetit që nuk do të ndihmonin qeverinë të monitoronte të gjitha chat-et e mesazhet e kriptuara (ai ka kërkuar nga kompanitë WhatsApp dhe Snapchat që të krijojnë dyer të pasme në shërbimet e tyre, nëpërmjet të cilave shërbimet sekrete do kenë mundësi të monitorojnë bisedat midis përdoruesve).
E përditshmja amerikane Washington Post e ka qortuar këtë qasje si një gjë që edhe vë në rrezik liritë civile të njerëzve, edhe nuk luan ndonjë rol kushedi se çfarë në luftën kundër terrorismit islamik. Kush njeh anglishten, mund ta lexojë editorialin e gazetës amerikane në linkun http://www.nytimes.com/2015/01/16/opinion/after-paris-attack...
Re.Pu.
Add new comment