Administrata doganore do të hetohet për fshehje pasurie dhe konflikt interesi. Nënshkruhet marrëveshja mes Spiropalit dhe Ganajt

Postuar në 16 Janar, 2015 06:19

E gjithë administrata doganore do të hetohet për fshehje pasurie dhe konflikt interesi duke nisur që nga viti 2003. Ndërsa doganat angazhohen të bashkëpunojnë me Inspektoratin e Lartë të Deklarimit të Pasurisë dhe Kontrollit të Interesave. Drejtore e Përgjithshme e Doganave, Elisa Spiropali dhe Drejtori i Përgjithshëm i ILDKPKI, Shkëlqim Ganaj, nënshkruan të premten në Tiranë marrëveshjen e bashkëpunimit për komunikimin dhe shkëmbimin e të dhënave. Spiropali, bëri të ditur se marrëveshja bëhet me synim marrjen e masave displinore ndaj personelit doganor që Inspektoriati e ka evidentuar apo propozuar për masa administrative ose edhe kallëzim penal. Ndërsa kreu i ILDKPKI-së, theksoi në fjalën e tij se këtë vit ILDKPI do të fillojë kontrollin nga 2003 të të gjithë punonjësve të administratës doganore.

 

l.v

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.