Vizita e Thaçit në Podgoricë përballet me gjuhën e urrejtjes dhe thirrjet: “Vrite, vrite shqiptarin”, “Kosova është zemra e Serbisë”

Gazeta “Express” raporton se edhe pse nuk kishte incidente të mëdha, me një gjuhë urrejtje është mbyllur protesta në Mal të Zi, e organizuar për shkak të ardhjes së ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Hashim Thaçi. Zëvendëskryeministri i Kosovës, Thaçi, në kuadër të një vizite njëditore në Podgoricë, është takuar me ministrin e Jashtëm dhe Integrimeve Evropiane të Malit të Zi, Igor Lukshiq. Gjithashtu ai takoi edhe kryeministrin malazez, Milo Gjukanoviq, presidentin Filip Vujanoviq si dhe me kryetarin e parlamentit, Ranko Krivokapiq. Ndërkohë protestuesit, të cilët kishin përballë forca të shumta policore, thanë se Thaçi nuk e ka vendin në Mal të Zi, por në gjykatë të Hagës, raporton televizioni shtetëror malazez, “RTCG”. “Vrite, vrite shqiptarin”, “Kosova është zemra e Serbisë”, ishin vetëm disa nga parullat që protestuesit i mbanin në duar. Ata gjithashtu ekspozuan disa fotografi, sipas tyre, të civilëve të rrëmbyer dhe të vrarë gjatë periudhës kohore, 1998-2000.
l.v
Add new comment