Arkiv-Lajme

"Je suiss Charlie?” “Më shumë se hipokrizi”, shkruan L. Dervishi. “Ka 1000 tema tabu... Një gazetar thotë se i di politikanët që kanë përfunduar në tokskikologji, por nuk i bën publike...!”

Postuar në 18 Janar, 2015 07:02

“Media si karikaturë e fjalës së lirë”, kështu e titullon opinionin e vet të sotshëm, publikuar në gazetën “Panorama” Lutfi Dervishi që merret sidomos me reagimin pas ngjarjes së Parisit. Dervishi i referohet mediave britanike, të cilat nuk e publikuan kopertinën e “Charlie Hebdo” ku paraqitej karikatura e profetit Muhamed.

PD denoncon deputetin e LSI-së se nuk ka paguar energjinë elektrike. Reagon deputeti: S’jam pronar i fabrikës, verifikojeni

Postuar në 18 Janar, 2015 07:00

Partia Demokratike akuzoi sot qeverinë për pabarazi para ligjit. Si shembull, deputetja e PD-së Albana Vokshi solli rastin e një deputeti (LSI), i cili, sipas saj, është pronar i një fabrike tullash që ka një detyrim të papaguar për energjinë elektrike në vlerë 205 milionë lekë. “Qytetarët e pamundur janë në errësirë ose në burg për 10 mijë lekë të vjetra ndërsa deputeti biznesmen Pirro Kapurani pronar i fabrikës së tjegullave dhe tullave nuk preket edhe pse ka 205 milion lekë energji të papaguar” tha Vokshi duke publikuar një faturë detyrimi.

Matësi inteligjent i energjisë dhe një problematikë për Shqipërinë!

Postuar në 18 Janar, 2015 06:43

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike pritet të testojë këtë vit matësit inteligjentë të konsumit të energjisë elektrike. Teknologjia që hyn për herë të parë në vendin tonë është shumë e re edhe për vendet e zhvilluara të Europës.

“New York Times” shkruan se Obama mund të kërkojë rritjen e taksave për të pasurit për të reduktuar taksat për shtresën e mesme

Postuar në 18 Janar, 2015 06:17

Presidenti amerikan Barak Obama mund t’i kërkojë Kongresit rritjen e taksave për kontribuesit më të pasur dhe për sipërmarrjet më të rëndësishme, në mënyrë që të kompensojë reduktimin e taksave për shtresën e mesme. Lajmi bëhet i ditur nga “New York Times”,  që citon burime nga administrata, sipas të cilave, kjo lëvizje do t’i sigurojë arkës së shtetit 320 miliardë dollarë në 10 vjeçarin  e ardhshëm.

Kokaina, dy kolumbianët e arrestuar zbulojnë se një tjetër kolumbian, rezident në Holandë, i ka sjellë në Shqipëri

Postuar në 18 Janar, 2015 05:28

Dy kolumbianët e arrestuar në laboratorin e kokainës në Elbasan, Cesar Avila dhe Valther Moreno, kanë dhënë dje dëshminë e tyre para gjykatës. Ata kanë zbuluar se në lojë është edhe një kolumbian tjetër, me qëndrim në Holandë, i cili me gjasë është larguar nga Shqipëria. “Në qytetin Bogota të Kolumbisë jemi njohur me një person, që quhej Karlos, me origjinë nga Kolumbia, por me nënshtetësi holandeze. Ai e fliste mirë spanjishten dhe ofroi punë në Greqi. Gjatë gjithë kohës, ishim të shoqëruar nga Karlosi dhe pas ardhjes në Greqi na tregoi se do të punonim në Shqipëri.

Në testim edhe strukturat e sigurisë? Kryeministri ka propozuar pikërisht këtë gjë në mbledhjen e thirrur nga Presidenti

Postuar në 17 Janar, 2015 15:15

Sot u njoftua zhvillimi i mbledhjes, me iniciativën e Presidentit, mes përfaqësuesve të institucioneve kryesore, lidhur me temën e sigurisë dhe terrorizmit. Një “lajm” nga kjo mbledhje ishte vizioni, nëse mund të flasim për një të tillë, i kreut të ekzkutivit për përmirësimin e punës ßë organeve të sigurisë. Me sa duket kalimi në testim, njësoj si për mjekët, mësuesit dhe punonjësit e burgjeve, është një opsion.

Terrorizmi, Nishani dhe Rama bëhen bashkë për të garantuar territorin

Postuar në 17 Janar, 2015 12:11

Presidenti Bujar Nishani ka mbledhur sot krerët e institucioneve kushtetuese në vend, për të diskutuar lidhur me masat që duhet të marrë Shqipëria në luftën kundër terrorizmit.

Turqi: Kërcënim me vdekje gazetës “Cumhuriyet”. E përditshmja kishte publikuar karikatura të “Charlie Hebdo”

Postuar në 17 Janar, 2015 11:49

Agjencia “Ansa” njofton se një media e rëndësishme turke është bërë prè e kërcënimeve me vdekje pas mbështetjes që ajo ka treguar ndaj gazetës satirike franceze “Charlie Hebdo”. Në fakt “Cumhuriyet”nuk e ka marrë këtë kërcënim nga terrorsistët. E përditshmja laike turke është bërë objekt sulmesh politike. Hetimet nga gjykata, sipas citimeve të korrespondentit të “Ansa”, kanë deklaruar se “Cumhuriyet”ka marrë kërcënim me vdekje. “Cumhuriyet” doli hapur në mbrojtje të të lirisë së shprehjes nga ku ka publikuar pjesë nga numri i “Charlie Hebdo”.

Viti 2015 me norma të ulëta interesi edhe investimi në bono thesari. Ekspertët sugjerojnë forma të tjera investimi

Postuar në 17 Janar, 2015 10:39

Viti 2015 do të jetë një vit ku normat e interesit në tregun bankar, do te vijojë të mbeten të ulëta. Në një kronikë të transmetuar nga “Vizion Plus” thuhet se jo vetëm normat e interesit por edhe investimi në bono thesari, si forma e sigurt e kursimeve, nuk do të jetë një praktikë joshëse për qytetaret. Për ekspertin Olti Rrumbullaku, ky vit nuk do të ketë ndryshim nga 2014, pasi kërkesa e qeverise për të marrë borxh, do të jetë e kufizuar. Aktualisht, interesi i depozitave bankare ka arritur në rreth 3%. Ndërsa në ankandin e fundit, interesi i bonove te thesarit arriti ne 3. 45 %.

Ewald Nowotny i BQE: Jashtëzakonisht e rrezikshme dalja e Greqisë nga eurozona

Postuar në 17 Janar, 2015 10:00

Agjensia “ANA-MPA” bën me dije deklaratën e Ewald Nowotny, anëtari i bordit drejtues të Bankës Qendrore Evropiane (BQE), i cili tha se dalja e Greqisë nga zona euro do të ishte një lëvizje jashtëzakonisht e rrezikshme për vetë vendin dhe do të përbënte një rrezik të madh për pjesën tjetër të Europës.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme