Terrorizmi, Nishani dhe Rama bëhen bashkë për të garantuar territorin

Presidenti Bujar Nishani ka mbledhur sot krerët e institucioneve kushtetuese në vend, për të diskutuar lidhur me masat që duhet të marrë Shqipëria në luftën kundër terrorizmit. “Balkanweb” raporton se në një tryezë me kryeministrin Edi Rama, Prokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Llalla, kreun e SHISH, Visho Ajazi Lika, ministren e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, Presidenti u shpreh se: “Kërkohet një bashkëpunim akoma më i avancuar i të gjitha agjencive ligjzbatuese, i policisë së shtetit dhe policisë kufitare në radhë të parë, të agjencive të tjera të informacionit, por edhe të institucioneve të tjera partnere. Shqipëria është ndeshur me fenomenin e luftëtarëve të huaj. Kontingjente nga Shqipëria ndodhen në organizatat terroriste që janë në Siri dhe Irak”. Po sipas “Balkanweb”, në fjalën e tij kryeministri Rama u shpreh se: “Shqipëria është plotësisht e ekspozuar ndaj terrorizmit ndërkombëtar. Disa shqiptarë kanë humbur jetën në luftime në organizatat terroriste. Veprat si sulme me tritol kundër linjave të energjisë, trafikimi i eksplozivëve janë krime të mirëfillta terrori, megjithëse janë trajtuar me dënime të lehta nga drejtësia”. Sipas Ramës: “Qeveria ka marrë masat e nevojshme në interes të forcimit të sigurisë kombëtare. Unë mbështes konstatimin e Presidentit lidhur me masat e marra, por edhe me faktin se në këtë fushë ka bashkëpunim intenstiv dhe të suksesshëm mes strukturave”.
l.v
Add new comment