Turqi: Kërcënim me vdekje gazetës “Cumhuriyet”. E përditshmja kishte publikuar karikatura të “Charlie Hebdo”

Postuar në 17 Janar, 2015 11:49

Agjencia “Ansa” njofton se një media e rëndësishme turke është bërë prè e kërcënimeve me vdekje pas mbështetjes që ajo ka treguar ndaj gazetës satirike franceze “Charlie Hebdo”. Në fakt “Cumhuriyet”nuk e ka marrë këtë kërcënim nga terrorsistët. E përditshmja laike turke është bërë objekt sulmesh politike. Hetimet nga gjykata, sipas citimeve të korrespondentit të “Ansa”, kanë deklaruar se “Cumhuriyet”ka marrë kërcënim me vdekje. “Cumhuriyet” doli hapur në mbrojtje të të lirisë së shprehjes nga ku ka publikuar pjesë nga numri i “Charlie Hebdo”. Ditën e premte, e përdisthmja me qendër në Stamboll është sulmuar nga presidenti Rexhep Taip Erdogan, njoftuan burime nga media online turke “Zaman” përmes këtij mesazhi: “Ku mendoni se jetoni? Turqia është 99% vend mysliman. Nuk mund të fyeni kështu vlerat e vyera të njerëzve”.

 

l.v

 

http://www.ansa.it/sito/notizie/mondo/europa/2015/01/17/turchia-minacce-morte-a-cumhuriyet_b5d49562-a0b9-420a-b45b-896410443c8b.html

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.