Viti 2015 me norma të ulëta interesi edhe investimi në bono thesari. Ekspertët sugjerojnë forma të tjera investimi

Postuar në 17 Janar, 2015 10:39

Viti 2015 do të jetë një vit ku normat e interesit në tregun bankar, do te vijojë të mbeten të ulëta. Në një kronikë të transmetuar nga “Vizion Plus” thuhet se jo vetëm normat e interesit por edhe investimi në bono thesari, si forma e sigurt e kursimeve, nuk do të jetë një praktikë joshëse për qytetaret. Për ekspertin Olti Rrumbullaku, ky vit nuk do të ketë ndryshim nga 2014, pasi kërkesa e qeverise për të marrë borxh, do të jetë e kufizuar. Aktualisht, interesi i depozitave bankare ka arritur në rreth 3%. Ndërsa në ankandin e fundit, interesi i bonove te thesarit arriti ne 3. 45 %. Ky fakt do te thotë që qytetaret po fitojnë gjithnjë e më pak nga kjo formë investimi. Ndaj eksperti Olti Rrumbullaku, sugjeron forma të tjera investimi. Sipas “Vizion Plus”, Banka e Shqipërisë ka ulur ne mënyre te vazhdueshme normën interesit të lekut me qellim, për të lehtësuara kreditimin si dhe për të dekurajuar kursimin. Por pavarësisht kësaj, shqiptaret mbeten kursimtar, kjo për shkak se shuma e niveli i depozitave të tyre është i ulët.

 

l.v

 

http://vizionplus.al/ska-me-interes-per-depozitat/

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.