"Je suiss Charlie?” “Më shumë se hipokrizi”, shkruan L. Dervishi. “Ka 1000 tema tabu... Një gazetar thotë se i di politikanët që kanë përfunduar në tokskikologji, por nuk i bën publike...!”

“Media si karikaturë e fjalës së lirë”, kështu e titullon opinionin e vet të sotshëm, publikuar në gazetën “Panorama” Lutfi Dervishi që merret sidomos me reagimin pas ngjarjes së Parisit. Dervishi i referohet mediave britanike, të cilat nuk e publikuan kopertinën e “Charlie Hebdo” ku paraqitej karikatura e profetit Muhamed. Dhe shton se media britanike është shembull në këtë drejtim: “Revista “Time” kërkoi falje lexuesve para 40 vjetësh për botimin e karikaturës së profetit Muhamed”, shkruan Dervishi, që thekson se ka një pështjellim konceptesh në debatin e tanishëm, që i shmanget dallimit mes lirisë së shprehjes dhe lirisë së medias. Nëse te ky solidaritet masiv me “Charlie Hebdo” shumëkush vështroi hipokrizi dhe probleme serioze në të kuptuarit e përgjegjësisë që mediat duhet të kenë në përçimin e së vërtetës dhe ushtrimin e të drejtave të tyre, e sjellë në Shqipëri, mund të kuptojmë fare mirë se morali i protestave i rri si kaba realitetit. Dhe ja sesi e ilustron Dervishi këtë: “Ka 1000 tema tabu që mund të shkruash dhe të bësh karikatura. 1000 tema të vlefshme për këdo. Tema me interes dhe interesante për publikun. Një gazetar publikisht thotë së fundmi se i di emrat e personaliteteve politike që kanë përfunduar në repartin e tokskikologjisë, për shkak të përdorimit të lëndëve narkotike, por nuk i bën publike...! Jo për merakun se lëndon dikë, por për arsye të tjera...Të thuash “Je suiss Charlie” në këto kushte, është më shumë sesa hipokrizi. Kur bërtet për lirinë për të lënduar një komunitet vetëm për një blasfemi, media e lirë karikaturizon vetveten”. E vërteta dihet nga të gjithë, por askush nuk ka guxim as ta karikaturizojë. Dhe kjo përbën në mos karikaturë, një situatë cinike ku media shqiptare ka futur veten.
s.z
Comments
Artikull i goditur.
<p>Artikull i goditur. </p>
Add new comment