Fundi i Republikës V në Francë?!

Postuar në 04 Shtator, 2025 10:23

Nuk e kam parë këtë pasiguri qëkur isha student në vitin 1968.

Kështu shprehet Eric Chaney i kompanisë së sigurimeve AXA për krizën e taniëhme në Francë.

 Për shumëkënd as ikja e Macron nuk e zgjidh dot krizën, një interpretim ky që po universalizohet në sistemin demokratik. Impasi është me gjasë sistemik dhe shkon përtej ciklikës ekonomike.

Kriza e mungesës së alternativës është gati globale për shkak të homogjenizimit ligjërimor por edhe paaftësisë për të propozuar ndryshime reale për të cilat as shoqëria nuk po di t’i kërkojë. Në Francë kriza është më virulente aq sa “Politico” flet për fundin e Republikës së Pestë.

Çfarë po ndodh? Askush nuk di të thotë. Çfarë qëndron në thelb të kësaj përmbysjeje?

Askush nuk di të thotë edhe si erdhëm këtu. Dhe kaq shpejt.

Pas dekadash mirëqenieje, stabiliteti dhe rritjeje, befas Europa është në  mes të rrugës dhe pa ide. Kriza në Francë përfaqëson impasin më domethënës në BE pas krizës greke por është më e rëndë sepse ka me vete dimensionin politik.

Një paralajmërim për këtë që po ndodh e ka bërë vite më parë filozofi gjerman Habermas kur vinte në dukje se institucionet nacionale nuk i përgjigjen më sfidave komplekse që aktualizohen në agjendat e një vendi.

Ndoshta ky është rasti më tipik që do të provokojë ndryshime të thella edhe pse duhet përsëritur: askund nuk po duket sesi duhet të jetë ndryshimi.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.