“New York Times” shkruan se Obama mund të kërkojë rritjen e taksave për të pasurit për të reduktuar taksat për shtresën e mesme

Postuar në 18 Janar, 2015 06:17

Presidenti amerikan Barak Obama mund t’i kërkojë Kongresit rritjen e taksave për kontribuesit më të pasur dhe për sipërmarrjet më të rëndësishme, në mënyrë që të kompensojë reduktimin e taksave për shtresën e mesme. Lajmi bëhet i ditur nga “New York Times”,  që citon burime nga administrata, sipas të cilave, kjo lëvizje do t’i sigurojë arkës së shtetit 320 miliardë dollarë në 10 vjeçarin  e ardhshëm.

Ky propozim parashikohet të hasë në kundërshti të forta nga ana e republikanëve. Këta të fundit kundërshtojnë çdo rritje takse me argumentin se pengojnë rritjen ekonomike. Ky propozim shënon edhe nisjen e një debati mbi taksat dhe ekonominë, që do të përcaktojnë edhe pasuesin e presidentit aktual dhe fushatën për presidencialet e 2016.

http://www.nytimes.com/2015/01/18/us/president-obama-will-seek-to-reduce-taxes-for-middle-class.html?_r=0

n.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.