Në testim edhe strukturat e sigurisë? Kryeministri ka propozuar pikërisht këtë gjë në mbledhjen e thirrur nga Presidenti

Postuar në 17 Janar, 2015 15:15

Sot u njoftua zhvillimi i mbledhjes, me iniciativën e Presidentit, mes përfaqësuesve të institucioneve kryesore, lidhur me temën e sigurisë dhe terrorizmit. Një “lajm” nga kjo mbledhje ishte vizioni, nëse mund të flasim për një të tillë, i kreut të ekzkutivit për përmirësimin e punës ßë organeve të sigurisë. Me sa duket kalimi në testim, njësoj si për mjekët, mësuesit dhe punonjësit e burgjeve, është një opsion. Dhe këtë e ka përcjellë vetë kreu i qeverisë: “Duke e mbyllur besoj se do të ishte e udhës që të gjitha institucionet e sigurisë kombëtare të marrin nga ky takim mesazhin e qartë të domosdoshmërisë për t’u përfshirë në një program të përbashkët trajnimi stërvitjeje dhe testimi me qëllim që të gjithë elementët e vendimmarrjes dhe të gjitha strukturat operacionale të provohen në kushtet të stimuluara me qëllim që të precizohen në radhë të parë procedurat dhe pastaj të harmonizohen paraprakisht të gjitha mënyrat e veprimit duke testuar në të njëjtën kohë... eficensën e të gjitha reagimeve…Në mënyrë që, nëse Shqipëria vihet përballë një sprove, që askush nuk mund ta përjashtojë, atëherë ne të kemi gati një mekanizëm...paraprakisht i testuar si një mekanizëm tërësor sigurie. Sepse nuk ka dyshim që secili nga elementët e këtij mekanizmi dhe çdo njëri nga komponentët e strukturës së përgjithshme të sigurisë është i testuar në vetvete nga raportimet e përditshme, por i tërë mekanizmi besoj që ka nevojë të testohet”, tha ndër të tjera kryeministri.
s.z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.