PD denoncon deputetin e LSI-së se nuk ka paguar energjinë elektrike. Reagon deputeti: S’jam pronar i fabrikës, verifikojeni

Partia Demokratike akuzoi sot qeverinë për pabarazi para ligjit. Si shembull, deputetja e PD-së Albana Vokshi solli rastin e një deputeti (LSI), i cili, sipas saj, është pronar i një fabrike tullash që ka një detyrim të papaguar për energjinë elektrike në vlerë 205 milionë lekë. “Qytetarët e pamundur janë në errësirë ose në burg për 10 mijë lekë të vjetra ndërsa deputeti biznesmen Pirro Kapurani pronar i fabrikës së tjegullave dhe tullave nuk preket edhe pse ka 205 milion lekë energji të papaguar” tha Vokshi duke publikuar një faturë detyrimi. (http://www.oranews.tv/vendi/denoncimi-i-pd-deputeti-i-lsi-nuk-paguan-faturen-e-fabrikes/)
I menjëhershëm ka qenë reagimi i deputetit i cili e ka konsideruar si shpifje akuzën e ardhur nga selia blu. “Fabrika e Tullave në Korçë nuk është në pronësinë time. Kjo mund të verifikohet lehtësisht në QKR. Këto janë shpifje në drejtim të figurës sime” tha deputeti në një lidhje telefonike për televizionin “News 24”. (http://www.balkanweb.com/site/akuzat-e-pd-se-reagon-kapurani-nuk-kam-fabrike-tullash-shpifje-per-figuren-time/)
n.k
Add new comment