Arkiv-Lajme

Pas mësuesve dhe mjekëve, radha e gardianëve në provim. Drejtori Artur Zoto: Kemi ngritur komisionin e posaçëm që do të testojë në tre drejtime

Postuar në 17 Janar, 2015 03:14

Pas mësuesve dhe mjekëve, tashmë është radha e policëve të burgjeve, që t’i nënshtrohen testimit, mbi bazën e të cilit do të vlerësohen. “Gazeta Shqiptare” bën me dije se një urdhri i datës 8 janar 2015 që mban firmën e Ministrit të Drejtësisë, Nasip Naço, urdhëron Drejtorinë e Përgjithshm e të marrë masa me qëllim testimin e të gjithë policëve të burgjeve. Ndërkohë Drejtori i Përgjithshë m i Burgjeve Artur Zoto, tha për “Gazeta Shqiptare” se institucioni që drejton ka ngritur një komision të posaçëm, i cili do të hartojë programin mbi bazën e të cilit do të kryhet testimi.

Obama: Në SHBA muslimanët ndihen amerikanë, në Europë kjo nuk ndodh

Postuar në 17 Janar, 2015 03:06

Europa është më e ekspozuar ndaj akteve terroriste sesa Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kjo pasi muslimanët në  SHBA  ndihen amerikanë, ndërsa në Europë kjo nuk ndodh. Kjo deklaratë e presidentit Obama u bë gjatë konferencës për shtyp me kryeministrin britanik David Cameron.

“Avantazhi ynë është se muslimanët në Shtetet e  Bashkuara nuk kanë asnjë problem të ndihen qytetarë amerikanë. Por kjo nuk ndodh në disa vende të Europës. Dhe ky është rreziku më i madh me të cilin Europa duhet të përballet”

Një vepër e shekullit, ndërtimi i kishës kristiane në Stamboll e para që prej themelimit të republikës

Postuar në 17 Janar, 2015 02:26

Që prej themelimit të republikës, për herë të parë në Turqi do të ndërtohet një kishë. Bëhet fjalë për kishën e bashkësisë aramiko-asiriane në Stamboll. Por me kaq nuk do të përmirësohet gjendja e të krishterëve në Turqi. “Deutsche Welle” njofton se vitin e ri qeveria turke e nisi me një lajm shpresëdhënës. Një kishë e re lejohet të ndërtohet, e para që prej themelimit të republikës në vitin 1923. Sipas “Deutsche Welle” këtë vendim e komunikoi kryeministri Ahmet Davutoglu gjatë një takimi me përfaqësues të bashkësive jo myslimane në fillim të janarit.

Panorama: Ermal Hoxha, një nga 3 personat që kordinonte veprimtarinë e bandës së narkotrafikut

Postuar në 17 Janar, 2015 02:11

Ermal Hoxha ka qenë një nga 3 personat që kordinonte veprimtarinë e bandës së narkotrafikut që u godit pas zbulimit të laboratorit të kokainës në Xibrakë të Elbasanit. Gazeta “Panorama” shkruan se nipi i ish-diktatorit kishte kontakte të shpeshta me Ilir Hysenin, që dyshohet se është dhe një prej organizatorëve kryesorë të këtij trafiku.

Dy pistat se nga vinte dhe si shpërndahej droga e Elbasanit.

Postuar në 17 Janar, 2015 01:18

E ftuar në “Revistën Televizive të Mbrëmjes”, Anila Hoxha, gazetare e “Top Channel” solli detaje mbi hetimet dhe zbulimin e laboratorit të kokainës në Elbasan, i konsideruar si më i madhi në Ballkan. Hoxha u shpreh se në 6 akuzat e ngritura nga Prokuroria e Krimeve të Rënda mungon akuza e “drejtimit të grupit të strukturuar kriminal”, pasi sipas burimeve kemi një tjetër person të shpallur në kërkim nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Anila Hoxha foli edhe për versionet se nga vinte dhe si shpërndahej droga që përpunohej në Xibrakë të Elbasanit.

Prishtinë/ 65 zyrtarë “fluturojnë” në Bruksel për dialogun e stabilizim-asociimit. Shpenzimet nga buxheti: 3 ditë 70 mijë euro

Postuar në 17 Janar, 2015 00:43

65 zyrtarë “fluturojnë” në Bruksel për dialogun e stabilizim-asociimit. Takimi vjetor në kuadër të dialogut teknik për stabilizim-asociim midis Kosovës dhe BE-së këtë vit do të mbahet në Bruksel, shkruan sot “Koha Ditore”. Delegacioni i Kosovës, i cili do të udhëtojë për herë të parë si pjesë e këtij niveli, do të përbëhet prej 65 zyrtarëve, që vijnë nga 23 institucione publike. Ky takim është planifikuar të jetë treditor, prej 26 deri më 28 janar.

Atentati në “Charlie Hebdo”; problem i Islamit me Europën, apo problem i vetë Europës? Dy mendime nga Pirro Misha dhe Besnik Sinani

Postuar në 16 Janar, 2015 14:43

Atentati i Parisit ka lënë pas idenë e një problemi të madh mes Islamit, disa interpretimeve të tij, me Europën që pretendon se përfaqëson emancipimin dhe zhvillimin. Në të vërtetë, mendimi se akte si në redaksinë e “Charlie Hebdo”, burojnë nga brenda dhe manifestojnë probleme të vetë shoqërisë europiane, ka kohë që është hedhur dhe ky moment është diskutuar edhe në studion e emisionit “Kapital” në “Vizion Plus”.

Zbulimi i laboratorit të kokainës, sukses i Policisë apo i Prokurorisë së Krimeve të Rënda? Cili ka qenë roli i agjentëve gjermanë në goditjen e bandës së narkotrafikut?

Postuar në 16 Janar, 2015 14:26

Goditja e bandës së narkotrafikut që përpunonte kokainën në një laborator në periferi të Elbasanit u shoqërua me komente dhe deklarata politike mbi rolin e autoriteteve shqiptare në këtë operacion që në fakt zë fill nga hetimet e bëra nga pala gjermane dhe jo nga ajo shqiptare.

Një koment nga gazeta e helenëve të Korçës për dhënien e shtetësisë shqiptare Ezio Greggios dhe refuzimin në vite për kryepiskopin Anastas

Postuar në 16 Janar, 2015 12:54

Komenti i gazetës: Nuk mund të justifikojë askush plotësisht një vendim të tillë. Sepse një humorist “dikur karagjoz në oborr mbretëror” për ato sa nuk ka ofruar në këtë vend i jepet shpejt shtetësia shqiptare, ndërsa Kryepeshkopit Anastas mgjth se ka kërkuar këtu e vite me rradhë shtetësinë shqiptare dhe ka ofruar me siguri shumë më tepër se ky aktor italian dhe se shumë të tjerë pseudopatriotë shqiptarë nuk i jepet shtetësia.

Vendimi i Kushtetueses për lejet e ndërtimit, Greca: Pa u miratuar aktet nënligjore të ligjit për territorin nuk mund të jepen leje

Postuar në 16 Janar, 2015 12:45

Pavarësisht vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila hedh poshtë pjesërisht vendimin e Këshilli Kombëtar të Territorit të gushtit 2014, për pezullimin e lejeve zhvillimore në njësitë e qeverisjes vendore, Adelina Greca, drejtore e përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit, në një intervistë për “Top Channel” thotë se Qeveria nuk do të ndalet në dhënien fund të abuzimit në territorin e vendit.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme