Pas mësuesve dhe mjekëve, radha e gardianëve në provim. Drejtori Artur Zoto: Kemi ngritur komisionin e posaçëm që do të testojë në tre drejtime

Postuar në 17 Janar, 2015 03:14

Pas mësuesve dhe mjekëve, tashmë është radha e policëve të burgjeve, që t’i nënshtrohen testimit, mbi bazën e të cilit do të vlerësohen. “Gazeta Shqiptare” bën me dije se një urdhri i datës 8 janar 2015 që mban firmën e Ministrit të Drejtësisë, Nasip Naço, urdhëron Drejtorinë e Përgjithshm e të marrë masa me qëllim testimin e të gjithë policëve të burgjeve. Ndërkohë Drejtori i Përgjithshë m i Burgjeve Artur Zoto, tha për “Gazeta Shqiptare” se institucioni që drejton ka ngritur një komision të posaçëm, i cili do të hartojë programin mbi bazën e të cilit do të kryhet testimi. Sipas tij, testimi konsiston në tri drejtime; Vlerësim i njohurive profesionale , aftësive fizike dhe atyre psikologjike. Kreu i dikasterit të burgjeve, theksoi se të gjithë punonjësve u është lënë një afat prej dhjetë ditësh, që të njihen me programin dhe të përgatiten për testimin.

 

l.v

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.