Zbulimi i laboratorit të kokainës, sukses i Policisë apo i Prokurorisë së Krimeve të Rënda? Cili ka qenë roli i agjentëve gjermanë në goditjen e bandës së narkotrafikut?

Postuar në 16 Janar, 2015 14:26

Goditja e bandës së narkotrafikut që përpunonte kokainën në një laborator në periferi të Elbasanit u shoqërua me komente dhe deklarata politike mbi rolin e autoriteteve shqiptare në këtë operacion që në fakt zë fill nga hetimet e bëra nga pala gjermane dhe jo nga ajo shqiptare. Minstri i Brendshëm, Sajmir Tahiri në konferencën e mbajtur në punishten e drogës në 15 janar  e konsideroi si një sukses të jashtëzakonshëm të Policisë së Shtetit aksionin e arrestimit të disa anëtarëve të dyshuar të bandës, por Prokuroria e Krimeve të Rënda përmes një deklarate bëri të ditur se informacioni mbi aktivitetin e këtij grupi kriminal i ka ardhur Prokurorisë së Përgjithshme nga autoritetet gjermane.

Deklarata e Prokurorisë  16.01.2014

“Hetimi i Prokurorisë së Krimeve të Rënda ka nisur në bazë të një informacioni të mbërritur në Drejtorinë e Marrëdhënieve Juridiksionale me Jashtë në Prokurorinë e Përgjithshme në datë 17.12.2014 nga ana e autoriteteve gjyqësore gjermane mbi organizimin e një aktiviteti të trafikimit të lëndëve narkotike.Ky informacion iu përcoll Prokurorisë për Krime të Rënda, e cila në dt. 18.12.2014, regjistroi me iniciativë (kryesisht) procedimin penal për “trafikim të lëndëve narkotike” dhe vijoi hetimet lidhur me personat e dyshuar si të përfshirë në këtë grup të strukturuar kriminal.

Në bazë të të dhënave të përfituara gjatë hetimeve paraprake, të zhvilluara në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, në datë 14.01.2015, u organizua operacioni për arrestimin në flagrancë të disa shtetasve, të cilët gjendeshin në ambjentet e një ish-magazine, e cila rezultoi që ishte shndërruar nga të dyshuarit në një laborator për përpunimin e lëndës narkotike të llojit kokainë.

Po ashtu, në vijim të operacionit, në bazë të të dhënave të përftuara gjatë hetimeve paraprake të Prokurorisë për Krime të Rënda, u arrestuan edhe disa persona të tjerë në zona të ndryshme. Pra, në total u arrestuan 9 persona”

Deklarata e Saimir Tahirit  15.01.2015

“Jam këtu bashkë me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, me të gjithë ekipin drejtues të Policisë së Shtetit, të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe të qarkut Elbasan për këtë sukses ekzemplar dhe historik të Policisë së Shtetit në këtë operacion që, siç e shihni, ka konkluduar me kapjen e sasisë më të madhe të kokainës, sigurisht në historinë e Shqipërisë, por edhe të rajonit, patjetër.

Është laboratori më i madh edhe më modern i kapur ndonjëherë në Shqipëri dhe në të gjithë Ballkanin. Jam këtu për të falënderuar drejtuesit e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe të gjithë punonjësit e policisë që u morën imtësisht, ditë për ditë, me profesionalizëm dhe përkushtim për arritjen e këtyre rezultateve të shkëlqyera, duke konkluduar me mjaft sukses këtë operacion. Është një hetim i plotë dhe i gjithanshëm që dëshmon më së miri profesionalizmin e oficerëve të Policisë së Shtetit në luftën kundër krimit dhe veçanërisht krimit të organizuar, në luftën kundër grupeve kriminale, në luftën trafikimit të lëndëve narkotike, siç është dhe kjo”

Comments

Submitted by Nelo Cipini (not verified) on

Edhe cfare se paska ardhur informacioni fillestar nga gjermanet?

Ishte policia shqiptare qe i kapi si 'lepurin mene qerre'. Edhe prokuroria beri punen e saj sakt.

Te dyja organe te shtetit shqiptar. Cfare kuptimi ka kjo , jo ai jo po ky...

Lereni ore te punojne bashke se per te miren tone eshte.

Mos u beni si ai miku qe kudo do gjeje per te kritikuar - francezet duartrokisnin kleriket shqiptare , ketij i prishej gjaku..

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.