Atentati në “Charlie Hebdo”; problem i Islamit me Europën, apo problem i vetë Europës? Dy mendime nga Pirro Misha dhe Besnik Sinani

Postuar në 16 Janar, 2015 14:43

Atentati i Parisit ka lënë pas idenë e një problemi të madh mes Islamit, disa interpretimeve të tij, me Europën që pretendon se përfaqëson emancipimin dhe zhvillimin. Në të vërtetë, mendimi se akte si në redaksinë e “Charlie Hebdo”, burojnë nga brenda dhe manifestojnë probleme të vetë shoqërisë europiane, ka kohë që është hedhur dhe ky moment është diskutuar edhe në studion e emisionit “Kapital” në “Vizion Plus”. Bensik Sinani, që shkruan shpesh për çështjet e Islamit në raport me perceptimin e shoqërive laike, ka thënë se “Islami nuk është çështje e botës arabe(vetëm), por është problem i Europës”. “Disa sollën si shembull Andaluzinë, por për mua ky është romantizëm. Dy personat që kryen atentatin ishin lindur dhe rritur në Francë, atdheu i tyre nuk është Algjeria. Oliver Roy ka shkruar për këtë dukuri...”. Pirro Misha ka “korrigjuar” këtë tezë duke deklaruar se “Europa pa dyshim ka përgjegjësitë e veta, por ajo nuk ka se çfarë të ridefinojë në kulturën e vet. Ajo mund të ridefinojë disa qëndrime, po, por ky është edhe një problem i vetë botës myslimane. Liritë e sotme në Francë, ndarja e shtetit nga feja ka ardhur me iluminizmin, çka nuk eshtë përjetuar në shoqëri të tjera jashtë europiane”. Diskutimi ka rëndësi pse i shton një element të ri edhe perceptimit, të thjeshtuar, idilizuar, apo edhe pragmatist, që shqiptarët kanë për Europën. Dhe ripërkufizime të këtilla i japin tone të tjera kontekstit të tolerancës? s.z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.