Panorama: Ermal Hoxha, një nga 3 personat që kordinonte veprimtarinë e bandës së narkotrafikut

Ermal Hoxha ka qenë një nga 3 personat që kordinonte veprimtarinë e bandës së narkotrafikut që u godit pas zbulimit të laboratorit të kokainës në Xibrakë të Elbasanit. Gazeta “Panorama” shkruan se nipi i ish-diktatorit kishte kontakte të shpeshta me Ilir Hysenin, që dyshohet se është dhe një prej organizatorëve kryesorë të këtij trafiku.
Nga vëzhgimet ka rezultuar se Ermal Hoxha në 13 janar të këtij viti ka bërë shoqërimin e dy shtetasve kolumbianë nga laboratori i Xibrakës drejt Tiranës, ndërsa një ditë më vonë ka kontaktuar një person tjetër në mënyrë që të mundësonte transportimin e kolumbianëve drejt Elbasanit. Ai është fotografuar teksa del nga laboratori me dy kolumbianët, Cesar Avila dhe Walther Moreno.
Mbi Ermal Hoxhën dhe të arrestuarit e tjerë rëndojnë të paktën 5 akuza, mes të cilave krijimi dhe pjesëmarrja në grup të strukturuar kriminal dhe prodhim lëndësh narkotike në bashkëpunim, vepër që dënohet me 15 vite burgim.
l.m
Add new comment