Prishtinë/ 65 zyrtarë “fluturojnë” në Bruksel për dialogun e stabilizim-asociimit. Shpenzimet nga buxheti: 3 ditë 70 mijë euro

65 zyrtarë “fluturojnë” në Bruksel për dialogun e stabilizim-asociimit. Takimi vjetor në kuadër të dialogut teknik për stabilizim-asociim midis Kosovës dhe BE-së këtë vit do të mbahet në Bruksel, shkruan sot “Koha Ditore”. Delegacioni i Kosovës, i cili do të udhëtojë për herë të parë si pjesë e këtij niveli, do të përbëhet prej 65 zyrtarëve, që vijnë nga 23 institucione publike. Ky takim është planifikuar të jetë treditor, prej 26 deri më 28 janar. “Koha Ditore” bën të ditur se duke pasur për bazë numrin e zyrtarëve, listën e tarifave të udhëtimit jashtë vendit, si dhe biletat e udhëtimit, buxhetit të Kosovës ky udhëtim do t`i kushtojë rreth 70 mijë euro. Sado që nuk është bërë i ditur buxheti i planifikuar për këtë vizitë, sipas tarifave, një zyrtari të shtetit vizita njëditore në Belgjikë i kushton 227 euro.
l.v
Add new comment