Arkiv-Lajme
Ideja e një tregu të përbashkët ushqimor me Kosovën. Panariti në Prishtinë i jep zgjidhje edhe çështjes së importit të drithrave
Ministri i Bujqësisë së Shqipërisë, Edmond Panariti ka qenë në Kosovë ku është takuar me homologun e tij Memli Krasniqi. Siç njoftojnë mediat kosovare, është diskutuar për krijimin e një tregu të përbashkët ushqimor, për një bashkim ekonomik. Të paktën kjo është ajo që ka shprehur ministri Panariti, i cili ka nënvizuar interesin e Shqipërisë në këtë drejtim. “Ne heqim përfundimisht të gjitha barrierat që në mënyrë të panevojshme u bën pengesë vitin e kaluar lëvizjen e lirë të drithërave.
Konstandin Xhuvani kërkon gjykim të shkurtuar. Kërkesa shqyrtohet më 29 janar
Sot është zhvilluar seanca gjyqësore ndaj Konstandin Xhuvanit, i pandehur kryesor në ngjarjen e pak muajve më parë në lokalin “Ante Grand” ku mbetën të vrarë 4 persona. Xhuvani ka kërkuar gjykim të shkurtuar dhe ka pranuar provat e paraqitura nga prokuroria. Prokuroria ka kundërshtuar kërkesën, por gjykata ka vendosur që të shqyrtojë kërkesën e Xhuvanit më 29 janar.
s.z
Matteo Renzi ironizon presidentët e kryeministrat që në Paris përdorën brrylat për të dalë e pozuar në rreshtin e parë
Kryeministri Italian, Matteo Renzi ishte i ftuar në programin “Invasioni barbariche” të televizionit La7, dhe aty foli për tubimin e Parisit kundër terrorizmit. Dhe mes të tjerash bëri ironi me një si garë të udhëheqësve europianë e botërorë për të dalë në rreshtin e parë në mënyrë që të kapeshin nga aparatet e kamerat televizive.
Reagojnë prindërit e të ndaluarit për trafik droge, Ermal Hoxha: “Arrestimi synon diskreditimin e Enver Hoxhës”
Ilir dhe Teuta Hoxha, prindërit e 39 vjeçarit Ermal Hoxha, i arrestuar mbrëmë në kuadër të arrestimeve për trafik droge në Elbasan, ka ë reaguar sot përmes një deklarate. “Arrestimi i djalit tonё Ermal Hoxha, qё ndodhi dje, mё datё 14-1-2015, ka pёr qёllim tё vetёm, diskreditimin e emrit tё Enver Hoxhёs.
Shkrimi në “INA”: Situata demografike, Serbët i vret murtaja e bardhë, çdo vit për 35.000 më pak
Sipas të dhënave të fundit mbi popullsinë të Institutit Republikan të Statistikave, në Serbi në vitin 2013 kanë shkuar nga kjo botë 100,000 njerëz, ndërsa vetëm 65.540 foshnje janë lindur. Agjencia e lajmeve “INA” boton një shkrim të Ismet Azizit ku thuhet se Serbia për çdo vit mbetet pa një qyteti të madhësisë së Kovinit, Pozhegës apo Nova Varoshit. Është tashmë e qartë se lajme të mira për një të ardhme të afërme nuk do të ketë.
Amerikanët të shqetësuar për numrin e kosovarëve që po luftojnë në Siri dhe Irak. 1000 militantë në muaj u bashkohen luftimeve
Amerikanët të shqetësuar për numrin e kosovarëve që po luftojnë në Siri dhe Irak. Gazeta “Express” shkruan se në të kaluarën Amerikanët kanë vlerësuar dhe respektuar ‘një formë të fesë islame në Kosovë’ siç e kanë quajtur ‘tolerante dhe që e respekton shumëllojshmërinë,’ por gjatë dy-tre viteve të fundit ata kanë shfaqur shqetësimet publikisht dhe në forma të tjera për numrin e kosovarëve të rinj që kanë shkuar për të luftuar në Siri dhe radhitjen e tyre me grupet radikale atje.
Britania e Madhe/ Kryeministri Cameron kërkon të kufizojë lirinë në internet. Programe si Messenger, WhatsApp, Snapchat, iMessage mund të ndalohen
“Deutsche Welle” bën të ditur se kryeministri britanik David Cameron, pas sulmeve në Paris, dëshiron të kufizojë lirinë në internet. Programe si Messenger, WhatsApp, Snapchuat ose iMessage mund të ndalohen, në ras
Sulmi në Paris, Franca dërgon aeroplanmbajtësen “Charles de Gaulle” në Lindjen e Mesme
“Zëri i Amerikës” njofton se Franca po shton pjesëmarrjen e saj në sulmet ajrore kundër Shtetit Islamik duke dërguar një aeroplanmbajtëse në Lindjen e Mesme, pas sulmit terrorist që vrau 20 vetë, përfshi tre sulmuesit, javën e kaluar në Paris. Nga bordi i aeroplanmbajtëses “Charles de Gaulle”, Presidenti francez Francois Hollande dënoi reagimin e ngadalshëm të bashkësisë ndërkombëtare ndaj grupit militant ndërsa ai pushtoi pjesë të Irakut dhe Sirisë. Sipas “Zërit të Amerikës” mësohet se Hollande u tha trupave se situata "justifikon praninë" e anijes në rajon.
Mbyllet Akademia e Arteve në Shkodër(në fund të vitit akademik)
Qeveria ka vendosur në mbledhjen e djeshme të mbyllë Akademinë e Arteve në Shkodër. Vendimi përcakton se institucioni në fjalë do të përmbyllë vitin akademik në fjalë dhe për çdo student duhet të përgatisë dosjen. Studentët që duhet të vijojnë studimet kanë të drejtën e regjistrimit në Universitetin e Arteve në Tiranë, ose në Universitetin “Luigj Gurakuqi” në Shkodër. Këtij të fundit i kalojnë edhe pronat që ka nën administrim AASH si dhe është i detyruar, sipas nevojave, që të punësojë edhe stafin pedagogjik të akademisë.
Zbulohet laborator droge në Elbasan. Ndalohen të paktën 8 persona. Mes tyre edhe nipi i Enver Hoxhës, Ermal Hoxha, 39 vjeç
Sot është raportuar zbulimi nga forcat e policisë, i një laboratori për përpunimin e drogave të forta në Labinot Fushë në Elbasan. Përveç sekuestrimit të 100 kg kokaine të përzierë, 4 kg kokaine të pastër dhe 3-4 ton përzierës, janë arrestuar edhe të paktën 8 persona. Sajmir Batku konsiderohet kreu i grupit, kurse Ermal Hoxha, 39 vjeç, nipi i Enver Hoxhës, njoftohet në media si një nga organizatorët. Janë ndaluar edhe dy shtetas kolumbianë, Cesar Avila dhe Walther Moreno. Një element që flet për grupin është fakti se në makinën e Batkut, u gjetën 18 kg kokainë dhe 300 mijë euro.