Zbulohet laborator droge në Elbasan. Ndalohen të paktën 8 persona. Mes tyre edhe nipi i Enver Hoxhës, Ermal Hoxha, 39 vjeç

Postuar në 14 Janar, 2015 16:17

Sot është raportuar zbulimi nga forcat e policisë, i një laboratori për përpunimin e drogave të forta në Labinot Fushë në Elbasan. Përveç sekuestrimit të 100 kg kokaine të përzierë, 4 kg kokaine të pastër dhe 3-4 ton përzierës, janë arrestuar edhe të paktën 8 persona. Sajmir Batku konsiderohet kreu i grupit, kurse Ermal Hoxha, 39 vjeç, nipi i Enver Hoxhës, njoftohet në media si një nga organizatorët. Janë ndaluar edhe dy shtetas kolumbianë, Cesar Avila dhe Walther Moreno. Një element që flet për grupin është fakti se në makinën e Batkut, u gjetën 18 kg kokainë dhe 300 mijë euro. Raportohet se operacioni është realizuar në bashkëpunim me Interpol, Europol dhe Policinë gjermane.
http://www.oranews.tv/vendi/laborator-droge-ne-elbasan-arres...
http://www.ata.gov.al/rama-krenar-per-operacionin-qe-solli-k...
s.z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.