Ideja e një tregu të përbashkët ushqimor me Kosovën. Panariti në Prishtinë i jep zgjidhje edhe çështjes së importit të drithrave

Postuar në 15 Janar, 2015 06:33

Ministri i Bujqësisë së Shqipërisë, Edmond Panariti ka qenë në Kosovë ku është takuar me homologun e tij Memli Krasniqi. Siç njoftojnë mediat kosovare, është diskutuar për krijimin e një tregu të përbashkët ushqimor, për një bashkim ekonomik. Të paktën kjo është ajo që ka shprehur ministri Panariti, i cili ka nënvizuar interesin e Shqipërisë në këtë drejtim. “Ne heqim përfundimisht të gjitha barrierat që në mënyrë të panevojshme u bën pengesë vitin e kaluar lëvizjen e lirë të drithërave. Po sot unë pata rastin t’i paraqes ministrit Krasniqi edhe propozimet tona për njehsimin e standardeve edhe për artikujt e tjerë ushqimorë, duke filluar nga qumështi, nga verat, mjalti, vaji etj.”, tha Panariti.
s.z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.