Shkrimi në “INA”: Situata demografike, Serbët i vret murtaja e bardhë, çdo vit për 35.000 më pak

Sipas të dhënave të fundit mbi popullsinë të Institutit Republikan të Statistikave, në Serbi në vitin 2013 kanë shkuar nga kjo botë 100,000 njerëz, ndërsa vetëm 65.540 foshnje janë lindur. Agjencia e lajmeve “INA” boton një shkrim të Ismet Azizit ku thuhet se Serbia për çdo vit mbetet pa një qyteti të madhësisë së Kovinit, Pozhegës apo Nova Varoshit. Është tashmë e qartë se lajme të mira për një të ardhme të afërme nuk do të ketë. Sipas shkrimit të botuar në “INA” të dhënat demografike për 2014, të cilat do të përpunohen dhe publikohen në fillim të këtij viti do ta dëshmojnë një gjë të tillë. Ekspertët e statistikës kanë llogaritur se në fillim të viti 2014 në Serbi kanë jetuar saktësisht 7 146 759 njerëz. Kjo tashmë seriozisht ka lëkundë rezultatet e regjistrimit, të cilat tregojnë një shifër prej 7.2 milionë. Në hartën e Republikës së Serbisë janë 1458 vendbanimeve në të cilat nuk është lindur asnjë fëmijë. Në dhjetë vitet e fundit kanë shkuar jashtë Serbisë për të jetuar dhe punuar 146,500 njerëz të arsimuar, të cilët kanë qenë në kulmin e pjekurisë riprodhuese, shkruan portali “sandzakonline”.
l.v
Add new comment