Obama: Në SHBA muslimanët ndihen amerikanë, në Europë kjo nuk ndodh

Europa është më e ekspozuar ndaj akteve terroriste sesa Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kjo pasi muslimanët në SHBA ndihen amerikanë, ndërsa në Europë kjo nuk ndodh. Kjo deklaratë e presidentit Obama u bë gjatë konferencës për shtyp me kryeministrin britanik David Cameron.
“Avantazhi ynë është se muslimanët në Shtetet e Bashkuara nuk kanë asnjë problem të ndihen qytetarë amerikanë. Por kjo nuk ndodh në disa vende të Europës. Dhe ky është rreziku më i madh me të cilin Europa duhet të përballet”
Obama dhe Cameron ranë dakord që Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe të bashkëpunojnë në parandalimin dhe në luftën kundër terrorizimit dhe ngritjen e një taskforce, e cila do të raportojë brenda 6 muajve për rrezikun nga aktet ekstremiste.
l.m
Add new comment