Një vepër e shekullit, ndërtimi i kishës kristiane në Stamboll e para që prej themelimit të republikës

Postuar në 17 Janar, 2015 02:26

Që prej themelimit të republikës, për herë të parë në Turqi do të ndërtohet një kishë. Bëhet fjalë për kishën e bashkësisë aramiko-asiriane në Stamboll. Por me kaq nuk do të përmirësohet gjendja e të krishterëve në Turqi. “Deutsche Welle” njofton se vitin e ri qeveria turke e nisi me një lajm shpresëdhënës. Një kishë e re lejohet të ndërtohet, e para që prej themelimit të republikës në vitin 1923. Sipas “Deutsche Welle” këtë vendim e komunikoi kryeministri Ahmet Davutoglu gjatë një takimi me përfaqësues të bashkësive jo myslimane në fillim të janarit. "Të gjithë qytetarët janë të barabartë dhe ata janë qytetarë të vërtetë të republikës turke", argumentoi vendimin e qeverisë Davutoglu. Kisha siriano-ortodokse do të ndërtohet në një truall në lagjen Yesikoy të Stambllit dhe shpenzimet e ndërtimit do t'i marrë përsipër bashkësia siriano-ortodokse. Ky vendim erdhi i papritur, sepse qeveria islame- konservatore e partisë AKP vitet e fundit është kritikuar vazhdimisht për stilin e saj rigoroz dhe islamik.

 

l.v

 

http://www.dw.de/nj%C3%AB-vep%C3%ABr-e-shekullit-nd%C3%ABrtimi-i-kish%C3%ABs-kristiane-n%C3%AB-stamboll/a-18196989

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.