Ewald Nowotny i BQE: Jashtëzakonisht e rrezikshme dalja e Greqisë nga eurozona

Postuar në 17 Janar, 2015 10:00

Agjensia “ANA-MPA” bën me dije deklaratën e Ewald Nowotny, anëtari i bordit drejtues të Bankës Qendrore Evropiane (BQE), i cili tha se dalja e Greqisë nga zona euro do të ishte një lëvizje jashtëzakonisht e rrezikshme për vetë vendin dhe do të përbënte një rrezik të madh për pjesën tjetër të Europës. “Do të ishte një lëvizje veçanërisht e rrezikshme për grekët dhe do të ishte një lëvizje e rrezikshme për tërësinë e Evuropës sepse e dimë që nuk është vetëm çështje e daljes nga eurozona, por është fjala për largimin nga Bashkimi Europian dhe nuk besoj se duhen dërguar mesazhe të tilla”, deklaroi Nowotny për televizionin publik austriak (ORF) lidhur me një dalje të mundshme të Greqisë nga eurozona. Nowotny, guvernator i Bankës Qendrore të Austrisë, deklaroi të hënën se një dalje greke, një “Grexit” nga zona e euros, do të ishte katastrofë për Greqinë dhe një problem kolosal për vendet e tjera të zonës euro.

 

l.v

 

http://www.amna.gr/albanian/articleview.php?id=3209

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.