Genci Xhixha dyshohet të jetë koka e narkotrafikut të kokainës. Miku i Ermal Hoxhës jeton prej vitesh në Kubë

Postuar në 16 Janar, 2015 12:24

39-vjeçari nga Tirana Genci Xhixha, i cili jeton prej vitesh në Kubë dyshohet se është koka e bandës së narkotrafikut që u godit pas zbulimit të laboratorit të drogës në periferi të Elbasanit. Ai mësohet se është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga policia shqiptare, pas hetimeve dhe përgjimeve disamujore

Në shpalljen në kërkim të 39 vjeçarit Xhixha,  i cili njihet si mik i hershëm i të arrestuarit “Vip” Ermal Hoxha, për policinë e shtetit dhe prokurorinë kanë mjaftuar prova të ndryshme si përgjime ambjentale bërë personave të arrestuar dy ditë më parë, por dhe veprime bankare ku në numrat e llogarisë të Xhixhës janë derdhur shuma të mëdha valute nga dy prej të arrestuarve.

39 vjeçari është shpallur në kërkim dhe Interpoli është angazhuar ta ekstradojë atë nga Kuba në Shqipëri, megjithëse kjo nuk duket të jetë një procedurë fort e lehtë për shkak të mungesës së një marrëveshjeje ekstradimi mes autoriteteve shqiptare dhe atyre kubane. Xhixha mban aktive një faqe në fejsbuk, ku ka postuar edhe disa foto me bashkëshorten e tij kubane dhe jetën luksoze që bën në ishullin komunist.

 

http://tvklan.al/hetimet-xhixha-ne-krye-te-bandes-se-narkotr...

l.m

Comments

Submitted by katarakti (not verified) on

<p>Di ndonjeri te me thote se çfare e ka ky Xhixha ish - kryeredaktorin e Zerit te Popullit, Perparim Xhixhen?!</p>

Submitted by genis (not verified) on

<p>Nuk duhet ta ket gje se ky Xhixha mban mbas mbiemrit te tij ne Facebuk dhe nje mbiemer tjeter, Herri.</p><p>Ne fshatin Herr ne Tirane ka familie me mbiemer Xhixha, por Perparimi nuk ishte nga ata sepse ata ishin me biografi te keqe atehere.</p>

Submitted by katarakti (not verified) on

<p>A mund te me thote njeri se çfare e ka ky Genci ish - kryeredaktorin e Zerit te Popullit, Perparim Xhixhen?!&nbsp;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.