Alarm nga terrorizmi, operacione policore dhe arrestime në Berlin e Paris

Postuar në 16 Janar, 2015 06:05

Policia e vendeve europiane është vënë në lëvizje prej alarmeve që vijnë nga terroristët e Shtetit Islamik. Operacione antiterror janë zhvilluar në disa qytete të rëndësishme. Dy të dyshuar si ekstremistë islamikë u arrestuan në Berlin. Të arrestuarit janë pjesë e një celule xhihadiste, të përbërë nga turq dhe rusë nga Çeçenia e Dagestani. Në operacion u angazhuan 200 policë. Dhjetëra të arrestuar në mëngjes edhe në Paris. Gjatë operacionit antiterrorizëm u evakuua një stacion metroje në lindje të Parisit, pasi u gjetën dy kuti të dyshimta. Hakerat e lidhur me Shtetin Islamik bllokuan disa media online si “Le Parizien”. Prokurori i Belgjikës tha se terroristët e vrarë një ditë më parë kishin për qëllim të vrisnin policë në rrugë dhe pranë stacioneve policore.

 

l.v

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.