Pas Nishanit edhe komuna e Shëngjinit dekoron eurodeputeten Doris Pack: Shqipëria në BE me mbështetjen e Gjermanisë dhe kancelares Merkel

Pas vlerësimit që mori nga Presidenti i Republikës, eurodeputetja Doris Pack u dekorua edhe nga komuna e Shëngjinit për kontributin qe ka dhene ne proceset integruese te Shqiperise. Sipas saj, Shqiperia me gjithë problemet që ka do t’ia dalë të anëtarësohet në Bashkimin Europian, falë edhe mbështetjes së Gjermanisë dhe kancelares Merkel.
“Shëngjini ishte një qytet i panjohur, por në të ardhmen unë do të jem ketu, pasi ky qytet meriton të jetë pjesë e Europës. Qasja e Shqipërise drejt Bashkimit Europian është mjaft e mirë, dhe ndonëse si në çdo vend tjetër asgjë nuk është perfekte, shqiptarët do dinë t’ia dalin. Deputetet e Parlamentit Europian kanë qenë tejet të angazhuar për të ndihmuar Shqipërinë në rrugen e saj, një mbështetje që u është dhënë dhe do t’u jepet në vazhdimësi edhe nga Gjermania dhe ancelarja Merkel”-, është shprehur Pack.
l.m
Add new comment