Arkiv-Lajme
"Kundërthëniet" e Europës - Valë në rritje kundër emigrantëve. Alarm për ikjen e hebrejve. Zv.Presidenti i KE: “Problem i rëndësishëm sa euro”
Prej muajsh të tërë flitet se shqiptarët që kërkojnë azil në vendet e BE-së do të kthehen të gjithë. Edhe pse autoritetet e vendeve pritëse e dinë shumë mirë se të gjithë azilkërkuesit shqiptarë janë në fakt emigrantë ekonomikë. Megjithëse raportet apo studimet flasin se vende të BE-së kanë nevojë për krahë pune, edhe sepse duhet të mbulojnë defiçitet në skemat e sigurimeve shpqërore, sërish ka një valë në rritje kundër emingrantëve.
Ministri Koka thotë se nga 150 mln €/vit detyrime për mjedisin, një pjesë shkon për mbulimin e sektorëve të tjerë. “Në 2015 përfundon djegësi termik në Elbasan”
Ministri i Mjedisit Lefter Koka, ka qenë i ftuar në emisionin “Natë me Xhaxhiun” në “News24” ku ka folur lër ecurinë e projekteve mjedisore, por edhe për sfisat mjedisore që përballet vendi. Koka ka bërë një pohim që flet shumë për raportin e përmbysur që ekziston sot mes detyrimeve që paguajnë qytetarët dhe shërbimeve që duhet të ofrojë shteti në mënyrë që të përligjë këto detyrime. “Në një vit nga taksat dhe detyrimet që janë përcaktuar për mjedisin mblidhen 150 milionë euro, por Shqipëria nuk e ka luksin që të përdorë të gjitha këto para për projekte apo përmirësim të mjedisit.
Mbi 2600 agjentë shtesë në Francë për të luftuar terrorizimin. Në listë edhe 60 klerikë myslimanë
Franca ka vendosur të përforcojë masat në luftën kundër terrorizmit duke u shtuar forcave të sigurisë edhe 2 mijë e 680 agjentë shtesë. Në listën e agjentëve janë përfshirë edhe 60 klerikë myslimanë që do të kenë nën mbikqyrje të burgosurit me tendencë drejt radikalizmit. Në burgjet franceze janë rreth 180 imamë që kryejnë këtë aktivitet. Plani u bë publik nga kryeministri francez Manuel Vals, si pjesë e strategjisë së re qeveritare kundër terrorizmit. Kostoja e rekrutimeve, përfshirë edhe mjetet logjistike me të cilat ata do të pajisen, arrin në 700 milion euro.
l.m
A luan rol frika e kryeministrit, në mosdhënien e drejtësisë për 21 janarin? Ish-presidenti Bamir Topi mendon që “po”
Bamir Topi është prononcuar sot nga Elbasani për 21 janarin. Sipas ish-presidentit të vendit, drejtësia nuk është bërëpër ngjarjet e para 4 viteve dhe arsye për këtë është politika. Topi i ka njohur ish-kryeministrit pozicionin e forcës në këtë kontekst, duke theksuar dobësinë e kryeministrit. “Le t’i japin Sali Berishës sot, pas 4 vitesh një medalje, medaljen e trimërisë, sepse më 21 janar ai realizoi 2 gjëra: Nga dritaret e kryeministrisë u vranë njerëz të pafajshëm, nga zyrat e kryeministrisë u akuzuan rëndë institucionet e shtetit.
Operacioni “Aplikimi”, në pranga 3 kosovarë dhe 1 shqiptare. Aplikonin në bashkinë e Vorës për pasaporta me gjeneralitete të rreme
3 shtetas kosovarë nga Rrajca dhe një 53 vjeçare nga Tirana u vunë në pranga nga Sektori Kundër Krimit Ekonomik dhe Financiar në Policinë e Tiranës, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet se kryenin falsifikimin e letërnjoftimeve dhe pasaportave.
Të arrestuarit janë:
Agron Imeri 37 vjeç
Blendi Beqaj 23 vjeç
Faik Letaj 38 vjeç
Hajrie Breçani 53 vjeç
“Protestuesit e 21 Janarit do ishin bërë pjesë e saj, nëse do e kishin ditur se Rama do bënte marrëveshje me Metën?”. Pyetja...edhe nga Shkëlzen Berisha
Shkëlzen Berisha ka mbajtur sot një qëndrim publik lidhur me ngjarjet e 21 janarit. Paraprakisht do nënvizuar se ai është tanimë në rrugën e angazhimit politik, sa kohë që ish-kryeministri, Sali Berisha, ka miratuar hapur përfshirjen e familjarëve të vet në politikë. Çfarë ka thënë Shkëlzen Berisha? Ai ka postuar në profilin e vet në “Facebook” këngën “Zemërthyeri” të dr.
Komuniteti Mysliman ngre Grup Pune për njohjen me aktivitetin e xhamive dhe myftinive në rrethe
Jeta fetare në xhamitë e rretheve dhe aktiviteti i myftynive ka çuar një grup pune të Komunitetit Mysliman në Fier, Tepelenë e Gjirokastër për t’u njohur me problemet dhe sfidat me të cilat përballen këto myftini.
Ky aktivitet është pasqyruar edhe në faqen zyrtare të Komunitetit Musliman ku thuhet se drejtuesit e KMSH-së u njohën me aktivitetin e myftinive, gjendjen e xhamive dhe jetës fetare në to, bashkëpunimin me imamët dhe institucionet e rrethit si dhe përpjekjet për ndërtimin e xhamive të reja.
Regjisori Dhimitër Anagnosti prezantohet me një roman: “Koburja nga Evropa”
Regjisori i mirënjohur Dhimitër Anagnosti ka publikuar së fundmi një roman. “Koburja nga Evropa” titullohet vepra e cila sjell regjisorin më një sprovë të re artistike. “Panorama” shkruan diçka për subjektin dhe kohën e ngjarjeve në vepër; në një fshat të bregut në Jug, gjatë viteve të Luftës së Parë Botërore, Lena një vajzë e re mbetet vetëm, pasi burri ka ikur në kurbet. Ajo tundohet dhe hyn në marrëdhënie me një ushtarak italian. Historia merret vesh në fshat dhe e ëma i shkruan të birit, që kthehet nga Franca dhe e vret të motrën.
Ish-drejtori i ALUIZNI-t Tiranë i shpallur në kërkim, përflitej si një kandidat i mundshëm i PD-së për kryetar bashkie në Sarandë
Dje i bë i njohur lajmi i arrestimit të disa specialistëve të degës së ALUIZNI-t në Tiranë si dhe shpallja në kërkim e drejtuesve. Mes këtyre të fundit figuron edhe emri i ish-drejtorit, Kreshnik Bozho. Lajmi merr një rëndësi tjetër edhe sepse Bozho përflitej si një nga emrat e mundshëm të Partisë Demokratike për kandidat për kryetar të bashksë së Sarandës në zgjedhjet lokale që po afrojnë. Asgjë nuk ka qenë zyrtare, por Bozho, ka punuar më herët në bashki si shef kabineti i ish-kryetarit të Bashkisë, Edmond Gjoka.
Protestë kundër rritjes së taksës së qarkullimit, deputeti i PD-së Mima: “Të hënën në orën 11:00, makinat do të ndalojnë për 5 minuta”
Partia Demokratike ka bërë thirrje sot për zhvillimin e një proteste origjinale që synon të kundërshtojë taksën e re të qarkullimit. Deputeti Florion Mima ka dalë sot në një konferencë për shtyp ku ka deklaruar se me taksën e re, shqiptarëve u merren 112 milionë dollarë më shumë, ndaj edhe qeveria duhet ta shfuqizojë atë. “Partia Demokratike do të vihet në krye të aksionit qytetar kunder varfërimit të shqiptarëve nga qeveria dhe pasurimit të klientëve pranë saj.