Mbi 2600 agjentë shtesë në Francë për të luftuar terrorizimin. Në listë edhe 60 klerikë myslimanë

Postuar në 21 Janar, 2015 15:38

Franca ka vendosur të përforcojë masat në luftën kundër terrorizmit duke u shtuar forcave të sigurisë edhe 2 mijë e 680 agjentë shtesë. Në listën e agjentëve janë përfshirë edhe 60 klerikë myslimanë që do të kenë nën mbikqyrje të burgosurit me tendencë drejt radikalizmit. Në burgjet franceze janë rreth 180 imamë që kryejnë këtë aktivitet. Plani u bë publik nga kryeministri francez Manuel Vals, si pjesë e strategjisë së re qeveritare kundër terrorizmit. Kostoja e rekrutimeve, përfshirë edhe mjetet logjistike me të cilat ata do të pajisen, arrin në 700 milion euro.

l.m

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.