Operacioni “Aplikimi”, në pranga 3 kosovarë dhe 1 shqiptare. Aplikonin në bashkinë e Vorës për pasaporta me gjeneralitete të rreme

Postuar në 21 Janar, 2015 11:26

3 shtetas kosovarë nga Rrajca dhe  një 53 vjeçare nga Tirana u vunë në pranga nga Sektori Kundër Krimit Ekonomik dhe Financiar në Policinë e Tiranës, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet se kryenin falsifikimin e letërnjoftimeve dhe pasaportave.

Të arrestuarit janë:

Agron Imeri                         37 vjeç

Blendi Beqaj                        23 vjeç

Faik Letaj                            38 vjeç

Hajrie Breçani                      53 vjeç

Të katër këta persona dyshohet se kanë aplikuar për letërnjoftime në Gjendjen Civile të Bashkisë së Vorës, duke përdorur çertifikata me gjenarilitete të rreme dhe me shtetësi shqiptare, për të cilat dyshohet se ishin të siguruara nga shtetasja Hajrie Breçani.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan disa pasaporta kosovare dhe karta identiteti, tre aparate telefoni celular, nje automjete tip Citroen,  formular aplikimi i kompanise Aleat dhe disa çertifiakata të lëshuara nga gjëndja civile e bashkise Vorë.

 

l.m

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.