Regjisori Dhimitër Anagnosti prezantohet me një roman: “Koburja nga Evropa”

Regjisori i mirënjohur Dhimitër Anagnosti ka publikuar së fundmi një roman. “Koburja nga Evropa” titullohet vepra e cila sjell regjisorin më një sprovë të re artistike. “Panorama” shkruan diçka për subjektin dhe kohën e ngjarjeve në vepër; në një fshat të bregut në Jug, gjatë viteve të Luftës së Parë Botërore, Lena një vajzë e re mbetet vetëm, pasi burri ka ikur në kurbet. Ajo tundohet dhe hyn në marrëdhënie me një ushtarak italian. Historia merret vesh në fshat dhe e ëma i shkruan të birit, që kthehet nga Franca dhe e vret të motrën. Një rrëfim pra që na flet për Shqipërinë e vendosur në një kohë tjetër, por që nisur nga ngjarja mundet fare mirë vjen në pikëtakim me atë çfarë shpesh dëgjojmë ende sot. Një Shqipëri që nuk ka ndryshuar edhe aq shumë.
http://www.panorama.com.al/2015/01/21/dhimiter-anagnosti-sje...
s.z
Add new comment